Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder kritikohet për takimin me Putinin - NACIONALE

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder kritikohet për takimin me Putinin

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder është kritikuar shumë për një takim privat të mbajtur me liderin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar në Moskë.

Sipas The Guardian, në një intervistë për mediat gjermane, Schröder se nuk kishte asgjë për të kërkuar falje për miqësinë e tij me Putinin.

Megjithatë, që nga fillimi i luftës së Ukrainës, Schröder është kritikuar ashpër për lidhjet e tij të biznesit me kompaninë shtetërore ruse të gazit Gazprom. Ai ishte një nga forcat shtytëse të ndërtimit të dy tubacioneve të Detit Baltik për transportimin e gazit në Evropë.

Por, Schröder po përballet me një hetim nga socialdemokratët, për lidhjet e tij me Kremlinin dhe refuzimin e tij për t'u distancuar nga Putini, dhe ende ka mundësi të përjashtohet nga partia.

Në një intervistë pesë-orëshe me revistën Stern dhe transmetuesin RTL, ai nuk dha asnjë pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi mentalitetin e liderit rus, por tha se pas diskutimeve të tij me të ai mendonte se konflikti me Rusinë ishte "i zgjidhshëm", por kërkonte më shumë negociata - të cilat duhet të udhëhiqen nga Gjermania dhe Franca.

E duke parë nga e ardhmja, Schröder rekomandoi një status neutraliteti të stilit Austri për Ukrainën dhe një rregullim të stilit zviceran të kantoneve për atë që ai e quajti si rajoni "më i komplikuar" i Donbasit në Ukrainën lindore. Ai tha se të dyja palët duhet të tregojnë një vullnet për kompromis.

Megjithatë, ai nuk foli për mizoritë që janë kryer nga trupat ruse që nga fillimi i fazës më të fundit të konfliktit, duke përfshirë masakrën në Bucha, vdekjen e mijëra civilëve në të gjithë vendin, okupimin e rajoneve lindore dhe jugore, dëbimin e detyruar të mijëra ukrainasve dhe pretendimet se Kremlini po përpiqet të zhdukë popullsinë.

Ndërsa, lidhur me mosmarrëveshjen se përse vetëm një e pesta – ose 30 milion metra kub në ditë – e sasisë së pritur të gazit po rrjedh aktualisht përmes gazsjellësit Nord Stream, Schröder tha se faji qëndronte në derën e kompanisë gjermane Siemens, të cilën ai e fajësoi për dështimin për të ofruar një turbinë të servisuar së fundmi në Rusi.

Por sipas qeverisë gjermane dhe Siemens-it, është Moska ajo që është fajtore për refuzimin e saj për të marrë në dorëzim turbinën, e transportuar së fundmi nga Kanadaja në Gjermani pas dhënies së një dispenzimi special që lejtonte pezullimin e përkohshëm të sanksioneve kundër Rusisë.

Lajme të ngjashme