Gerhard Schröder konfirmon se është takuar me Vladimir Putin - NACIONALE

Gerhard Schröder konfirmon se është takuar me Vladimir Putin

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar, ku është folur për aktivizimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Ish-udhëheqësi kontrovers socialdemokrat, i cili mban lidhje personale me Putinin dhe ka qenë në bordet e kompanive ruse të energjisë, është vënë nën kritika për refuzimin e tij për të dënuar Putinin dhe për udhëtimin e realizuar në Moskë gjatë muajit mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërsa, sipas POLITICO, Schröder ka bërë të ditur se javën e kaluar është takuar me presidentin rus.

Më pas në një intervistë me gazetën gjermane Stern, të botuar të mërkurën, ish-kancelari ka bërë thirrje për negociata me Putinin duke thënë se:"Lajmi i mirë është se Kremlini dëshiron të negociojë për një zgjidhje”.

Lajme të ngjashme