I eksplodon gazi teksa po gatuante vaj kanabisi, reperi gjerman mbetet pa gjysmën e kafkës - NACIONALE

I eksplodon gazi teksa po gatuante vaj kanabisi, reperi gjerman mbetet pa gjysmën e kafkës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një reper gjerman ka humbur gjysmën e kafkës së tij pas një shpërthimi të gazit në një laborator droge.

Niko Brenner, 37 vjeçar ishte duke gatuar vaj kanabisi në gaz butani kur shishet kishin shpërthyer nga një shkëndijë zjarri e shkaktuar nga frigoriferi i tij. Reperi ishte përfshirë në flakë ndërsa forca e shpërthimit e kishte nxjerrë atë jashtë përmes dritares së laboratorit të tij.

DailyMail shkruan se, nga ky incident, Brenner kishte përfunduar i plagosur rëndë dhe me djegie në të gjithë trupin e tij. Shpërthimi kishte ndodhur më 6 shkurt të vitit 2017, ndërsa tani reperi ka vendosur të ndajë eksperiencën e tij të dhimbshme.

Brenner, nga Koln i Gjermanisë, tha se 40% e lëkurës së tij ishte djegur, ndërsa që nga atëherë ka kryer pothuajse 50 operacione.

“Njerëzit mendojnë se mjekët ma morën gjysmën e trurit, por për fat të mirë nuk është kështu”, tha ai me një buzëqeshje të hidhur.

Reperit, i cili bënte muzikë nën pseudonimin, Dr.Knarf i është hequr pothuajse gjysma e kafkës së tij në mënyrë që të lehtësohej presioni mbi trurin e tij. Nga shpërthimi, Brenner po ashtu kishte mbetur i paralizuar në njërën anë dhe tani lëvizë me një karrige me rrota.

Por, sëmundjet e reperit nuk janë vetëm fizike dhe psikologjike, pasi shpërthimi i solli edhe probleme financiare shkaku i shpenzimeve të spitalit, atij i është dashur të paguaj mbi 250,000 euro për trajtim.

“Unë kam borxh 250,000 euro për shpenzimet e spitalit dhe u desh të bëja kërkesë për falimentim personal.”

Në të njejtën kohë, reperi është në ndjekje nga gjyqi për tregti të lëndëve narkotike dhe shkaktim të shpërthimit nga pakujdesia. Por, tani Brenner e përfundoi rrëfimin e tij duke thënë se është penduar dhe ka bërë një gabim shumë të madh.

"Kam bërë një gabim të madh, kam çuar dëm gjithë jetën time - dhe unë jam duke paguar çmimin për të."

Megjithatë, këto pengesa nuk e kanë penguar reperin të vazhdojë përpara, pasi që nga viti 2019 ai ka nisur të arkivojë dosje për një zyrë kërkimore historike.

Lajme të ngjashme