I shfaqen fotot në një festë gjatë bllokimit të Covid, Boris Johnson përballet me pyetje të reja - NACIONALE

I shfaqen fotot në një festë gjatë bllokimit të Covid, Boris Johnson përballet me pyetje të reja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri britanik, Boris Johnson po përballet me pyetje të reja pasi u publikuan fotot që e shfaqin atë duke pirë në një ngjarje gjatë karantinës së Covid.

Fotografitë, të publikuara nga ITV News, besohet se tregojnë kryeministrin në një festë më 13 nëntor të vitit 2020, një kohë kur kishte karantinë për shkak të koronavirusit.

Sipas BBC-së, një person që ka marrë pjesë në atë ngjarje ishte gjobitur, por kjo nuk ka ndodhur me kryeministrin. Tani, pyetjet i janë drejtuar policisë metropolitane duke kërkuar përgjigje se pse Johnson nuk është gjobitur.

Një burim qeveritar është shprehur për BBC-në se fotot mund të jenë marrë nga fotografi zyrtar i zyrës së Johnson dhe kjo është dëshmi se ai atje ishte në kapacitet pune.

Kujtojmë se, policia së fundmi kishte nisur një hetim për dy ngjarje në Downing Street të datës 13 nëntor.

Johnson ishte pyetur nga një deputet laburist në parlament, nëse në atë datë ishte mbajtur ndonjë festë, ndërsa kryeministri i ishte përgjgjur me “jo”, duke shtuar se është i sigurtë që janë ndjekur të gjitha rregullat.

Ndërkohë, një zëdhënëse e zyrës së tij, tha se Johnson do t’i drejtohej parlamentit në lidhje me këtë çështje, pas një raporti për tubime që do të publikohet nga nënpunësja e lartë civile Sue Grey, në ditët në vazhdim.

Mbështetje për kryeministrin pati edhe nga deputeti konservator, Sir Desmond Swayne.

Ai është shprehur për BBC-në me këto fjalë: "Tani e kuptoj plotësisht ankthin publik në një kohë kur ata ishin të mbyllur dhe nuk duhej të ishin bashkë, por qartësisht kishte një dallim midis vendit të punës - ku njerëzit punojnë së bashku dhe janë efektivisht në një flluskë – dhe asaj se çfarë po ndodhte jashtë."

Lajme të ngjashme