I dashuri i Dua Lipës përfshihet në një debat kundërthënës për kryeministrin britanik
Komediani Trevor Noah ka thënë se nuk ka pretenduar që “e tërë Mbretëria e Bashkuar është raciste” pas një grindjeje për një parodi që e ka bërë për zgjedhjen e Rishi Sunak-ut në postin e kryeministrit të këtij shteti.
Komentet e tij u kritikuan në Britani. Shumë figura, përfshirë ish-kancelarin Sajid Javid që kanë thënë se Noah thjesht e ka gabim.
Sidoqoftë, humoristi e ka mbrojtur veprimin e tij, duke thënë se ka reaguar ndaj racistëve: “Prandaj kam thënë: disa njerëz.”
Rishi Sunak është kryeministri i parë britanik me prejardhje aziatike dhe zyrtarisht u bë kryetar i Partisë Konservatore dhe shef qeverie të martën, pas një procesi zgjedhor brenda partisë.
Në komentet fillestare në një program televiziv, Noah, që ka prejardhje nga Amerika Jugore dhe është rritur gjatë aparteidit, tha: “Dëgjon shumë njerëz duke thënë: “O, ata po po e marrin kontrollin, tash indianët po e marrin kontrollin mbi Britaninë e Madhe dhe çfarë pastaj?”
“Dhe unë gjithmonë e gjej veten duke thënë: atëherë çka? Nga çfarë frikësoheni? Mendoj se është për shkak të pjesës së qetë që shumë njerëz nuk kuptojnë se ajo që po e thonë ata, është: Ne nuk duam që këta njerëz, që ishin më parë të shtypur, të vijnë në pushtet, sepse atëherë ata mund të na e bëjnë neve atë që ne ua bëmë atyre”, shtoi Noah.
Javid reagoi për komentin e Noahs, duke thënë se fjalët e tij janë shumë të gabuara dhe se Britania është “demokracia më e suksesshëm multiracore në Tokë dhe krenare për këtë arritje historike”.
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Konservatore, Rory Stewart, tha se komentet e komedianit Noah ishin “tërësisht të çudithsme” dhe shembull i “stereotipizimit përtac”.
Qeveria britanike tha të enjten se kryeministri Sunak nuk beson që Britania është vend racist.
Prezantuesi Piers Morgan tha se mediet amerikane “në mënyrë të rreme po e portretizojnë Britaninë si vend racist”./Nacionale

