Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe - NACIONALE

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tërheqja e Penny Mordaunt nënkuptoi se Rishi Sunak është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Sunak pritet që nesër të emërohet edhe formalisht si kryeministër, derisa do të bëhet kryeministri më i ri britanik në më shumë se një shekull, si 42-vjeçar.

Laboristët kanë përsëritur thirrjen e tyre për zgjedhje të përgjithshme, ashtu si edhe Partia Kombëtare Skoceze.

Prej kur është futur në garë për t'u bërë kryeministër, Sunak ka thënë shumë pak publikisht rreth politikave që pretendon të implementojë dhe për mënyrën si do t'iu qaset plot krizave ekonomike e politike.

Sunak më herët kishte pasur një tentativë të pasuksesshme për t'u bërë kryeministër. Britania po përballet me recesion ekonomik të rëndë dhe kjo pritet të jetë një prej sfidave të para të Sunakut si kryeministër.

Duke reaguar ndaj lajmit se Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ri britanik, Sekretari i Punëve të Jashtme, James Cleverly ka thënë për BBC se është "lëvizje shumë pozitive".

Cleverly - i cili së fundmi kishte përkrahur ish-kryeministrin Boris Johnson të rimerrte postin, para se të përkrahte Sunak kur Boris Johnson u tërhoq - thotë se Sunak është kandidati më me eksperiencë për të udhëhequr vendin, duke shtuar se është "djalosh i mençur dhe talentuar".

Ai thotë se pas disa muajve të fundit "të vështirë" dhe "brutal", qeveria tash mund të fokusohet në popullin britanik.

Lajm në përditësim...

Lajme të ngjashme