I bastiset shtëpia presidentes së Perusë, dyshohet se s’ka deklaruar më shumë se 10 orë “Rolex” - NACIONALE

I bastiset shtëpia presidentes së Perusë, dyshohet se s’ka deklaruar më shumë se 10 orë “Rolex”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia në Peru e ka bastisur shtëpinë e presidentes së vendit, Dina Boluarte, si pjesë e një hetimi për korrupsion të quajtur “Rolexgate”.

Autoritetet po kërkonin më shumë se dhjetë orë zvicerane “Rolex” që presidentja dyshohet se nuk i ka deklaruar, raporton televizioni BBC.

Hetimi nisi pas hedhjes së vëmendjes te një raportim lajmesh për orët luksoze që presidentja i kishte në dorë gjatë ngjarjeve publike, duke filluar nga ardhja e saj në pushtet, në dhjetor të vitit 2022.

Zonja Boluarte ka thënë se ora e saj “Rolex” është e vjetër dhe se e kishte blerë me të ardhurat e saj nga puna që nga mosha 18-vjeçare.

Qeveria njoftoi më herët këtë muaj se do t’i rishikonte deklarimet e pasurisë nga presidentja gjatë dy viteve të fundit.

Duke folur javën e kaluar, Boluarte këmbënguli se hyri në pushtet “me duar të pastra” dhe se “do të largohet nga pushteti me duar të pastra”.

Bastisja e mëngjesit të hershmë të shtunën, operacion i përbashkët mes policisë dhe zyrës së prokurorit, u transmetua në televizionin lokal “Latina”.

Zyrtarët u panë duke e vërshuar shtëpinë në distriktin Surquillo të kryeqytetit Lima, ndërsa policët e bllokuan rrugën.

Ky veprim erdhi pasi prokurorët e refuzuan kërkesën e presidentes për më shumë kohë për t’iu përgjigjur një urdhri për t’u paraqitur në gjykatë e për të ofruar dëshmi të blerjes së orëve të saj.

Lajme të ngjashme