Hezbollahu thotë se ka vrarë dhe plagosur ushtarë izraelitë gjatë kalimit të kufirit libanez
“Hezbollah”-u ka deklaruar se ka vrarë dhe plagosur ushtarë izraelitë, të cilët po kalonin kufirin libanez.
Siç raporton “The Guardian”, Hezbollahu ka pohuar në një deklaratë se ka vrarë dhe plagosur ushtarë izraelitë, të cilët po vazhdojnë ofensivën ushtarake në brendësi të Libanit.
Gjithnjë sipas raportimit, Hezbollahu tha se sulmi i detyroi ushtarët izraelitë të tërhiqeshin pas kufirit. Natyrisht, këto pretendime nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.
Sot, Izraeli vendosi një divizion të katërt në kufirin e tij verior në mbështetje të "Operacionit Shigjeta Veriore", i cili filloi me një fushatë ajrore intensive më 23 shtator dhe u zgjerua të hënën për të përfshirë ofensiva tokësore përtej kufirit.