Hamasi u jep disa orë afat banorëve të Ashkelonit që të largohen nga qyteti, sirena në Tel Aviv - NACIONALE

Hamasi u jep disa orë afat banorëve të Ashkelonit që të largohen nga qyteti, sirena në Tel Aviv

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hamasi ka kërcënuar në mënyrë specifike se do ta sulmojë qytetin izraelit, Ashkelon, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin “Telegram”, Hamasi tha se banorët e këti qyteti, që shtrihet afër Gazës, kanë kohë deri në orën 17 sipas kohës lokale që të largohen, raporton televizioni BBC.

Më shumë se 4 mijë e 500 raketa tashmë janë hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit nga e shtuna, sipas ushtrisë izraelite.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit porsa thanë se sirenat e alarmit për sulme ajrore janë duke tingëlluar në Tel Aviv dhe në pjesë të tjera të vendit.

Lajme të ngjashme