Hamasi thotë se nuk do të bisedojë për pengjet deri në përfundimin e luftimeve - NACIONALE

Hamasi thotë se nuk do të bisedojë për pengjet deri në përfundimin e luftimeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ismail Haniyeh, drejtor i byrosë politike të Hamasit, ka thënë se ky grup nuk do të zhvillojë bisedime me Izraelin për pengjet që i ka kapur derisa të përfundojnë luftimet.

“Ne i kemi informuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar në lidhje me të burgosurit e armikut, që mbahen nga rezistenca, se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës dhe do të jetë vetëm me çmimin që rezistenca do ta pranojë”- tha ai, raporton televizioni BBC.

Siç është raportuar më parë, Izraeli vlerëson se Hamasi është duke mbajtur peng 100 deri në 150 persona, të cilët ishin rrëmbyer në jug të Izraelit të shtunën.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se janë duke i vazhduar sulmet ndaj caqeve të Hamasit në Rripin e Gazës të martën.

Forcat ajrore izraelite thanë se gjatë natës kishin goditur 200 shënjestra në Gaza.

Lajme të ngjashme