Gjenerali gjerman: Mos e nënvlerësoni ushtrinë ruse, ajo mund të hapë një front të ri - NACIONALE

Gjenerali gjerman: Mos e nënvlerësoni ushtrinë ruse, ajo mund të hapë një front të ri

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Komandanti i ushtrisë gjermane paralajmëroi sot Perëndimin që të mos nënvlerësojë fuqinë e ushtrisë ruse.

"Shumica e forcave tokësore ruse janë aktualisht të okupuara në Ukrainë, por pavarësisht kësaj, ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e forcave të tyre tokësore për të hapur një front të ri", tha gjenerali Eberhard Zorn, oficeri më i lartë i Bundeswehr-it, duke shtuar se Rusia ishte "shumë të aftë për të.

"Shumica e marinës ruse nuk është ende e përfshirë në luftë"

Përveç forcave tokësore, Rusia ka gjithashtu një marinë dhe një forcë ajrore në dispozicion, shtoi ai.

"Shumica e marinës ruse nuk është ende e përfshirë në luftën në Ukrainë dhe Forcat Ajrore Ruse kanë ende një potencial të rëndësishëm që gjithashtu përbën një kërcënim për NATO-n", tha Zorn.

Bundeswehr-i mbështet rregullisht misionet e mbrojtjes ajrore të NATO-s me avionë luftarakë mbi shtetet baltike, shtoi ai. /Nacionale/

Lajme të ngjashme