Forcat amerikane vrasin dy persona në sulmin ndaj barkës së dyshimtë të drogës në Paqësor - NACIONALE

Forcat amerikane vrasin dy persona në sulmin ndaj barkës së dyshimtë të drogës në Paqësor

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Forcat amerikane kanë goditur një barkë tjetër që dyshohej se po transportonte drogë, kësaj radhe në ujërat e Oqeanit Paqësor, konfirmoi Pentagoni.

Sipas sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, Pete Hegseth, dy persona që ndodheshin në barkë u vranë, ndërsa askush nga forcat amerikane nuk është lënduar, raporton televizioni BBC.

Barka ishte e njohur për inteligjencën e ShBA-së dhe besohej se po bartte drogë përgjatë një rruge të njohur të trafikimit në ujëra ndërkombëtare, shtoi sekretari Hegseth.

Ky është sulmi i tetë i forcave amerikane kundër barkave të dyshuara për drogë nga 2 shtatori, por i pari në Oqeanin Paqësor.

“Narko-terroristët që synojnë të sjellin pozicion në brigjet tona nuk do të gjejnë strehë të sigurt askund në hemisferën tonë. Njësoj si Al Qaeda që bën luftë ndaj atdheut tonë, këto kartele po bëjnë luftë ndaj kufirit tonë dhe popullit tonë” – shkroi në rrjetin X sekretari Hegseth.

Në një video të publikuar në internet shihet një barkë e shpejtë e kaltër duke lëvizur në ujë para se të goditet nga ajri.

Së paku 34 njerëz janë vrarë nga sulmet e forcave amerikane ndaj barkave të dyshimta të drogës, përfshirë një sulm që u krye rishtazi ndaj një barke në Karaibe.

Lajme të ngjashme