Është publikuar një hartë e re e luftës në Ukrainë - NACIONALE

Është publikuar një hartë e re e luftës në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe publikoi sot një hartë të re të Ukrainës, në të cilën janë shënuar sot vendndodhjet e sulmeve ruse dhe vendndodhjet e forcave përgjatë vijës së frontit.

Shigjetat e kuqe tregojnë "drejtimet e mundshme në të cilat rusët do të përpiqen të avancojnë në rajonin e Donbasit".

Kujtojmë se betejat më të ashpra po zhvillohen pikërisht në atë rajon lindor të Ukrainës, që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Rusët sulmuan më së shumti qytetin e Bahmutit, i cili praktikisht u rrafshua me tokë. Por mbrojtësit ukrainas të Bahmutit janë ende në këmbë.

Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë famëkeqe private ruse Wagner, kohët e fundit tha se forcat ruse "duhet të shkatërrojnë ushtrinë ukrainase në thertoren e Bakhmut". /Nacionale/

Lajme të ngjashme