Digjen rrobat e dhuruara në Gjermani për viktimat e tërmetit në Turqi - NACIONALE

Digjen rrobat e dhuruara në Gjermani për viktimat e tërmetit në Turqi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se në një sulm të dyshuar zjarrvënie në Gjermaninë Perëndimore, janë djegur rroba dhe sende të tjera të dhuruara për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Sipas Anadolu Agency, në një deklaratë të dhënë, policia ka bërë të ditur se donacionet e ruajtura në ambientet e një supermarketi në qytetin Recklinghausen janë djegur mbrëmjen e së hënës.

Pamjet video të siguruara nga autoritetet shfaqin dy të dyshuar duke ndezur qëllimisht zjarrin dhe gjithashtu duke djegur një flamur turk që ishte në murin e ndërtesës.

Deri më tani asnjë grup nuk marrë përgjegjësi për sulmin.

Ashtu si n\ë shumë vende të botës, edhe në Gjermani qindra njerëz janë mobilizuar për të mbledhur fonde dhe ndihma për të ndihmuar viktimat e tërmeteve të mëdha që goditën Turqinë më 6 shkurt.

Sipas shifrave të fundit zyrtarë, në Turqinë jugore deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar mbi 35,000, ndërsa mbi 105,000 janë të lënduar.

Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.6, goditën me qendër në provincën Kahramanmaras, duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adiyaman, Gaziantep dhe Hatay.

Ndërkohë, nga Siria është raportuar për të paktën 3,688 të vdekur dhe mbi 14,749 të lënduar.

Lajme të ngjashme