Përmbledhje: Vazhduan sulmet ruse, kërkohen negociata - NACIONALE

Përmbledhje: Vazhduan sulmet ruse, kërkohen negociata

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë shënojmë ditën e 23-të që nga fillimi i luftimeve dhe agresionit rus mbi Ukrainë. Por, fatkeqësisht, ende është herët të flasim për mbarimin e saj. Sepse edhe të premtën e 17 marsit ka vazhduar tragjedia ukrainase, teksa invazioni rus po vazhdon të intesifikohet për nga brutaliteti.

Luftimet sot kanë mbërritur në qendër të Mariupolit. E gjersa Ukraina është kthyer në fushë kur shpërfaqet dhuna ruse, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shumë kilometra larg territoreve urkainase ka mbajtur një tubim me ushtrinë e tij.

Dita e 23-të e luftës është përshkruar me shumë zhvillime, të cilat Gazeta Nacionale i ka përmbeldhur në këtë tekst për lexuaesit e saj: Luftimet sot kanë arritur në qendër të Mariupolit, dhe teksa është raportuar se ka pasur luftë të ashpër mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse, Vladimir Putin i veshur me një xhaketë që kushton 15.000 euro i drejtohet popllit dhe mbron luftën që po bëhet në Ukrainë.

Duke konfirmuar raportet e mëparshme, kryebashkiaku i Mariupol Vadym Boichenko tha për BBC: “Po, ata ishin vërtet aktivë sot. Betejat me tanke dhe mitralozë kanë vazhduar gjatë gjithë ditës", tha kryetari i qytetit. Boichenko tha se 80 për qind e ndërtesave të banimit janë ose të dëmtuara ose të shkatërruara në qytetin që ka qenë skena e luftimeve intensive kohët e fundit.

Ndërkohë kishte edhe reagime nga diplomatët e të dyja palëve në lidhje me atë se si po shkojnë negociatat.

Negociatori i Ukrainës tha se pozicioni i vendit mbetet i pandryshuar pas bisedimeve të mëtejshme të paqes me Rusinë të premten, kurse Mykhailo Podolyak tha në Tëitter se Ukraina dëshiron një armëpushim, tërheqjen e forcave ruse dhe "garanci të forta sigurie me formula konkrete", shkruan Nacionale.

Gjatë ditës së sotme, sipas mediave të huaja, më shumë se 9 mijë njerëz kishin ikur nga qytetet ukrainase të pushtuara nga Rusia. Ndërkohë kishte një bisedë telefonike në mes të Presidentit Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping, ku presidenti amerikan i kishte kërkuar që nëse Kina e përkrah Rusinë, do të ketë sanksione edhe për të.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, në një bisedë telefonike gati dy orëshe me liderin kinez, Biden "përshkroi implikimet dhe pasojat në rast se Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë".

"Presidenti ka theksuar mbështetjen e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës", tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se ata "ranë dakord për rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit".

Një zyrtar i lartë i administratës, ndërkohë, tha se telefonata e Biden ishte "e drejtpërdrejtë", "substanciale" dhe "e detajuar".

Poashtu, gjithnjë sipas mediave të huaja në orët e fundit ka pasur intensifikim të luftës në Mariupol. /Nacionale/

Lajme të ngjashme