Diplomatët amerikanë vizitojnë Kievin: Premtojnë 700 milion dollarë ndihmë ushtarake
Në vizitën e parë zyrtare të SHBA-së në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë dy muaj më parë, kryediplomati i Uashingtonit dhe sekretari i mbrojtjes premtuan ndihmë shtesë ushtarake, duke përfshirë armë të avancuara, dhe kthimin e të dërguarve të SHBA-së në Kiev.
Në një vizitë që kishte për qëllim të tregonte mbështetjen perëndimore ndaj Ukrainës, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin takuan presidentin ukrainas, Volodomyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Kiev të dielën vonë, pas një udhëtimi që bënë me tren nga Polonia.
CNN raporton se sekretarët e kabinetit premtuan ndihmë të re me vlerë prej 713 milionë dollarë për qeverinë e Zelensky-t dhe vendet e tjera në rajon që kanë frikë nga agresioni i mëtejshëm rus.
Takimi mes delegacionit të SHBA-së dhe liderëve të Ukrainës zgjati tre orë, dyfishi i kohës së paraparë, ka thënë një zyrtar amerikan, shkruan Reuters.
Përpara vizitës së Blinken dhe Austin, zyrtarët ukrainas përpiluan një listë të armëve që u nevojiten urgjentisht nga Shtetet e Bashkuara, të tilla si sisteme anti-raketë, sisteme kundërajrore, automjete të blinduara dhe tanke, tha ndihmësi i Zelenskiy-t, Igor Zhovkva për NBC News .
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë treguar gatishmëri në rritje për të furnizuar me pajisje më të rënda dhe sisteme armësh më të avancuara