Arrestohet në Belgjikë krimineli famëkeq francez, Antonio Ferrara
Krimineli famëkeq francez, Antonio Ferrara, u arrestua të enjten në mëngjes në Belgjikë, bashkë me shtatë persona të tjerë.
Arrestimi i tyre u bë në policia franceze, njësiti për luftimin e krimit të organizuar, në bashkëpunim me policinë belge, sipas informatave të televizionit RTL.
E kontaktuar nga televizioni, zyra e prokurorit të Parisit e konfirmoi arrestimin e Ferrara-s si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga autoritetit juridik JIRS.
Sipas të dhënave të televizionit, ekipi i kriminelëve të dyshimtë – pesë belgë e tre francezë – po ndiqeshin nga policia pas një përpjekjeje të dështuar për sulm të armatosur ndaj një qendre në Gjermani, ku bankat i vendosin paratë e gatshme.
Në këtë fazë, nuk është e ditur nëse një gjë e tillë ishte në planin e të dyshuarve apo nëse sulmi tashmë kishte nisur.
Antonio Ferrara ishte liruar nga burgu në korrikun e vitit 2022 pas 19 vjetëve prapa grilave./Nacionale