Arrestohet eksperti kryesor rus për raketat hipersonike, u akuzua për tradhti të lartë
Një nga ekspertët kryesorë të Rusisë në zhvillimin e sistemeve raketore hipersonike është arrestuar nën dyshimin për tradhti të lartë, njoftoi agjencia e lajmeve Newsweek.
Andrej Sipljuk është drejtuesi i laboratorit hipersonik në Institutin e Mekanikës Teorike dhe të Aplikuar në Novosibirsk. Vitet e fundit, ai koordinoi kërkimet në lidhje me zhvillimin e sistemeve të raketave hipersonike.
Sipas TASS, e cila i referohet një prej kolegëve të Shipluk, një kontroll u krye në institut.
Muajin e kaluar, Dimitrij Kolker, një fizikant nga i njëjti institut në Novosibirsk, vdiq nga kanceri i pankreasit pasi u arrestua me dyshimin për tradhti të lartë. /Nacionale/
