Arrestohet djali i El Chapo, kjo shihet si një fitore e madhe për Meksikën
Djali i "padronit" famëkeq meksikan të drogës El Chapo është arrestuar në Culiacan, kanë njoftuar zyrtarët meksikanë. Në të njëjtën kohë, vendi u mbërthye nga një epidemi e paprecedentë dhune.
Autoritetet meksikane kapën djalin e liderit të drogës El Chapo në një operacion herët në mëngjes në Culiacan, një qytet në veriperëndim të vendit që ka qenë prej kohësh baza e kartelit Sinaloa, thanë tre zyrtarë të qeverisë meksikane. Zyrtarët, të cilët nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për bastisjen, thanë se forcat e sigurisë arrestuan Ovidio Guzman Lopez, djalin e Joaquin Guzman Loera, lideri famëkeq të krimit të njohur si El Chapo.
Guzman Lopez u transferua në një bazë ushtarake në Mexico City, thanë dy zyrtarë. Pas arrestimit të djalit të El Chapo, vetë një lider i shquar i kartelit, qeveria meksikane po përgatitet të shpallë fitoren në luftën kundër dhunës. Muajt e fundit, në atë vend ka shpërthyer një epidemi dhune, e cila konsiderohet më vdekjeprurësja në historinë e fundit.
Confirmed: Ovidio Guzmán López, the son of El Chapo, was captured in a military operation in Sinaloa, Mexico.
— 💫Queen of Seventeen 1️⃣7️⃣✝️❤️🇺🇲🥃 (@AreYouAwaQe) January 5, 2023
Sinaloa Cartel hitmen swarmed the closest airport, hoping to intercept and free him.
Footage from onboard an AeroMexico flight that was shot at whilst taxiing for pic.twitter.com/TX1d862CO5
Kaos në rrugët e Culiacan
Bandat e armatosura iu përgjigjën bastisjes së urdhëruar nga qeveria duke djegur automjete dhe duke bllokuar rrugët kryesore që të çojnë jashtë qytetit. Videot në mediat sociale tregojnë autobusë dhe kamionë në flakë. Një numër videosh që tregonin të shtënat dhe bastisjen e policisë u shfaqën në Twitter.
Të shtënat kanë ndodhur edhe pranë aeroportit, i cili konfirmoi në Twitter se ai ishte i mbyllur për arsye sigurie. Një linjë ajrore tha se një prej avionëve të saj u godit me armë zjarri ndërsa pasagjerët ishin në bord. Janë regjistruar edhe grabitje të makinave.
🚨 #Entérate | Así la violencia en #Culiacán, #Sinaloa, tras la captura de Ovidio Guzmán López, alias “El Ratón”, por parte de una comando de élite del Ejército Mexicano. pic.twitter.com/zCxMVvKtS7
— Taré Alaníz (@TareAlaniz) January 5, 2023
"Culiacan është një shkretëtirë," tha zyrtari. "Kryqi i Kuq është i shpërndarë nëpër qytet, ashtu si edhe zjarrfikësit".
Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez konfirmoi në Twitter se forcat e armatosura federale kanë kryer një operacion në Culiacan që nga agimi.
Historia e ikjes nga autoritetet
Familja Guzman ka një histori të gjatë të arratisjes nga autoritetet meksikane. El Chapo u arratis dy herë nga burgu. Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara thonë se djemtë e tij ndihmuan në orkestrimin e arratisjes së tij famëkeqe nga burgu i sigurisë maksimale në vitin 2015 përmes një tuneli gati dy kilometra të gjatë nga dushi në qelinë e tij.
Avokati amerikan i Guzman Lopez, Jeffrey Lichtman, i cili gjithashtu përfaqësonte babanë e tij, nuk pranoi të komentonte arrestimin. Zyrtarët në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, i cili paditi Guzman Lopez dhe një nga vëllezërit e tij në vitin 2019, nuk pranuan të komentojnë nëse prokurorët kishin kërkuar ekstradim.
🚨🇲🇽After arresting his father in 2016, El Chapo's son Ovidio Guzmán-López, was arrested in #Mexico. Mexican activists and members of the Sinaloa Cartel have now established checkpoints in town, in response to what they claim "An illegal arrest". pic.twitter.com/ZpLF8zjYLh
— Terror Alarm (@Terror_Alarm) January 5, 2023
Në tetor 2019, forcat e sigurisë bastisën Culiacan, arrestuan djalin e El Chapo, Guzman Lopez, më pas e liruan pasi persona të armatosur të kartelit hapën zjarr me pushkë automatike në të gjithë qytetin, dogjën makina dhe morën peng forcat e sigurisë. /Nacionale/