Aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO, Rusia: Do ta përkeqësojë situatën në Evropë - NACIONALE

Aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO, Rusia: Do ta përkeqësojë situatën në Evropë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme ruse ka dënuar përsëri aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar si një veprim “të pabalancuar” dhe “kundërproduktiv”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse RIA Novosti, zëdhënësja e ministrisë së Jashtmë, Maria Zakharova ka pretenduar se vendimi ishte marrë “nën ndikimin e një fushate të paprecedentë mediatike anti-ruse”.

"Sa i përket vendimit të Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n, ai vështirë se mund të konsiderohet i balancuar,"- është shprehur Zakharova, duke shtuar se prapa këtij vendimi të Finlandës qëndrojnë ShBA-të dhe një numër i aleatëve të saj.

Më tej, Zakharova ka thënë se vendimi do të përkeqësojë më shumë situatën politike dhe ushtarake në Evropë.

Komentet nga Rusia vijnë pasi Finlanda të enjten ka nënshkruar legjislacionin me anë të së cilit është miratuar aplikimi i vendi në aleancë.

Kujtojmë se Finlanda dhe Suedia kanë njoftuar synimin e tyre për bashkim me NATO-n në muajin maj 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës dhe aplikimet e tyre janë mirëpritur nga pothuajse të gjithë liderët e NATO-s.

Lajme të ngjashme