Amerikani qëllon me armë në kokë një 14-vjeçare që po luante fshehtas në pronën e tij - NACIONALE

Amerikani qëllon me armë në kokë një 14-vjeçare që po luante fshehtas në pronën e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë 58-vjeçar në Louisiana është akuzuar për sulm më armë ndaj disa të rinjve, të cilët ishin duke luajtur fshehtas. Një vajzë është lënduar.

Incidenti ndodhi të dielën herët në qytezën e vogël, Starks, në Louisiana, afër vijës shtetërore me Teksasin, raporton televizioni CNN.

Autoritetet thonë se grupi i të rinjve “ishin duke luajtur fshehtas në zonë dhe ishin duke u fshehur në pronën e fqinjit”, kur burri i quajtur David V. Doyle e shkrepi armën.

Ai u tha hetuesve se pa hije afër shtëpisë, shkoi brenda dhe e mori armën e zjarrit. Më pas, tha se pa njerëz duke ikur me vrap nga prona e tij dhe filloi të qëllonte drejt tyre, sipas një deklarate të policisë lokale.

Një vajzë 14-vjeçare u qëllua në pjesën e pasme të kokës dhe u dërgua në spital me lëndime që nuk ia rrezikojnë jetën, thanë autoritetet.

Zona ku ndodhën të shtënat është rrugë pa krye me vetëm tre banorë: Doyle, familja e viktimës dhe një i afërm i familjes së viktimës.

Doyle është akuzuar për sulm të acaruar, katër akuza për sulm të acaruar me armë zjarri dhe për shkrepje ilegale të armës së zjarrit.

Lajme të ngjashme