“Allahu Akbar”: Publikohen pamje të frikshme të nisjes së raketave nga Jemeni drejt Izraelit - NACIONALE

“Allahu Akbar”: Publikohen pamje të frikshme të nisjes së raketave nga Jemeni drejt Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rebelët Houthi të Jemenit, që mbështeten nga Irani, e kanë publikuar videon e parë të nisjes së raketave e dronëve në drejtim të Izraelit të martën.

Në video shihet hedhja e shumë raketave të llojeve të ndryshme dhe dronëve. Në prapavijë dëgjohen brohoritje “Allahu Akbar”, “Vdekje Amerikës” e “Vdekje Izraelit”.

Disa prej tyre u penguin nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanët luftarakë të Izraelit, ndërsa të paktën njëra prej tyre raportohet të ketë rënë në shkretëtirë në Jordani, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se nuk kishte rrezik për civilët izraelitë gjatë këtyre sulmeve, pasi raketat dhe dronët ishin penguar gjatë fluturimit mbi Detin e Kuq.

Lajme të ngjashme