Aksidentohet rëndë një autobus në Gjermani, pesë të vdekur e disa të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A9, në Saksoni të Gjermanisë, ku pesë persona kanë vdekur pas rrokullisjes së një autobusi.
Gazeta gjermane “Bild” raporton se në autobus ndodheshin 53 pasagjerë e dy shoferë, ndërsa disa persona janë lënduar seriozisht.
“Pesë persona vdiqën në aksident” – tha zëdhënësi i policisë, Olaf Hoppe.
Autobusi ishte nisur në orën 8 të mëngjesit nga Berlini dhe ishte nisur për në Cyrih të Zvicrës. Vendi i ardhshëm i ndaljes ishte qyteti Nuremberg, por udhëtimi u ndërpre afër Leipzigut rreth orës 9 e 45 minuta paradite.
Sipas punëtorëve të shpëtimit në vend të ngjarjes, pesë helikopterë janë duke u përdorur. Të dhënat për identitetin e viktimave nuk qenë ende të qasshme.
Raportohet se ky nuk është aksidenti i parë në atë pjesë të autostradës. Në maj të vitit 2019, një aksident i ngjashëm kishte ndodhur vetëm 15 kilometra më në jug të A9-ës. Një autobus ishte rrokullisur edhe atëherë. Një grua kishte vdekur e dhjetëra perosna ishin lënduar, disa seriozisht.
🚨Gegen 9:45 Uhr ereignete sich auf der #A9 bei #Leipzig zwischen #Wiedemar und dem #SchkeuditzerKreuz ein schwerer Verkehrsunfall, bei dem auch ein Reisebus beteiligt ist. Die Fahrbahn in Richtung München ist derzeit voll gesperrt.
— Polizei Sachsen (@PolizeiSachsen) March 27, 2024