A po nis “saçi” i Perëndimit: Britania ua ndalon hyrjen kolonëve të dhunshëm izraelitë
Britania e Madhe ua ka ndaluar hyrjen në territorin e saj ardhësve ekstremistë izraelitë që janë përgjegjës për dhunën kundër civilëve palestinezë.
“Ardhësit ekstremistë, duke shënjestruar e vrarë civilë palestinezë, po i minojnë sigurisë dhe stabilitetin edhe për izraelitët, edhe për palestinezët”- shkroi në njoftim sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
“Izraeli duhet të ndërmarrë veprime më të fuqishme për ta ndalur dhunën e ardhësve dhe për t’i mbajtur përgjegjës autorët”- shtoi kryediplomati britanik.
“Ne po ua ndalojmë hyrjen në Mbretëri të Bashkuar atyre që janë përgjegjës për dhunën e ardhësve për t’u siguruar që vendi ynë të mos jetë shtëpi për njerëz që i kryejnë këto akte frikësuese”- thuhet në fund të shkrimit të sekretarit britanik në rrjetin X.
Extremist settlers, by targeting and killing Palestinian civilians, are undermining security and stability for both Israelis and Palestinians.
— David Cameron (@David_Cameron) December 14, 2023
Israel must take stronger action to stop settler violence and hold the perpetrators accountable.
We are banning those responsible for…
Para disa ditëve, edhe Shtetet e Bashkuara morën masa kundër kolonëve ekstremistë izraelitë që konsiderohen përgjegjës për dhunën në Bregun Perëndimor, duke u vendosur sanksione.
“Ne e keni nënvizuar para qeverisë izraelite nevojën për të bërë më shumë për t’i mbajtur përgjegjës ardhësit ekstremistë që kanë kryer sulme të dhunshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Siç ka thënë në mënyrë të përsëritur presidenti Biden, ato sulme janë të papranueshme”- ka thënë sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken.