Shfaqen pamjet kur njerëzit arrijnë të kapin sulmuesin në Oslo dhe e grushtojnë atë - NACIONALE

Shfaqen pamjet kur njerëzit arrijnë të kapin sulmuesin në Oslo dhe e grushtojnë atë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona u vranë nga të shtënat në një klub nate në kryeqytetin norvegjez Oslo dhe 21 persona u plagosën, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë.

Edhe pse sulmi fillimisht nuk u klasifikua si terrorist, policia dyshoi më pas sulmuesin, i cili u arrestua në vendngjarje, për terrorizëm.

Sulmi ndodhi rreth një orë pas mesnate. Sulmuesi qëlloi në dy lokale në qendër të Oslos, njëri prej të cilëve është një klub homoseksualësh.

Është publikuar edhe një regjistrim i momentit kur ka nisur sulmi.

Një reporter që ishte dëshmitar i sulmit tha se pa një burrë që erdhi në vendngjarje me një çantë, nxori një armë dhe filloi të qëllonte. Një dëshmitar tjetër nga klubi i natës ka thënë se ka shpërthyer paniku.

Detajet e sulmuesit

Identiteti i sulmuesit nuk bëhet i ditur, por policia njoftoi se bëhet fjalë për një shtetas norvegjez 42-vjeçar me origjinë iraniane. Ai u arrestua pesë minuta pas sulmit. Policia vlerësoi aktin heroik të qytetarëve që ndihmuan në kapjen e sulmuesve.

“Ai dyshohet për vrasje, tentativë vrasjeje dhe akt terrorist”, tha zyrtari i policisë së Oslos, Christian Hatlo.

Policia kontrolloi banesën e tij dhe sekuestroi dy armë zjarri të përdorura në sulm. Sipas policisë, të gjitha të dhënat tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe më parë kishte vuajtur disa muaj burg për vepra të lidhura me drogën. Ai është i njohur për policinë edhe për disa vepra të tjera, si mbajtja e thikës. /Nacionale/

Lajme të ngjashme