PSG i hakmerret Barcelonës, e mposht me përmbysje dhe e eliminon nga Liga e Kampionëve - NACIONALE

PSG i hakmerret Barcelonës, e mposht me përmbysje dhe e eliminon nga Liga e Kampionëve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain i është hakmarrë Barcelonës për atë humbjen para disa viteve, duke e eliminuar nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse ndeshja e parë përfundoi me rezultat 3:2 për katalunasit, PSG shënoi fitore 1:4 që të sigurojë “biletën” për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona në minutat e parë ishte shumë më e mirë, duke kaluar në epërsi përmes Raphinhas që shënoi nga afërsia pas asistimit të Lamine Yamalit (12’).

Sidoqoftë, situata u vështirësua pasi Ronald Araujo u ndëshkua me karton të kuq me një ndërhyrje të panevojshme te Kylian Mbappe (29’).

Pas kësaj, me një lojtar më shumë – PSG ishte plotësisht dominuese. Fillimisht barazuan rezultatin me Ousmane Dembele që realizoi ndaj ish klubit pas asistimit të Barcolas (40’).

Ndërsa, mesfushori Vitinha u përkujdes për ta përmbysur epërsinë me një supergol nga distanca (54’).

Kurse, kualifikimin tutje e vulosi Kylian Mbappe duke shënuar nga pika e bardhë, me Cancelon që shkaktoi një penallti pas një ndërhyrje te Dembele (61’).

Derisa Barcelona po sulmonte, PSG krijoi një kundërsulm me Mbappen që realizoi golin e dytë dhe njëkohësisht të fitores (89').

Kështu, PSG avancon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – ku e pret Dortmundin që befasoi të gjithë duke e eliminuar Atletico Madridin.

Lajme të ngjashme