Dembele: Jam mësuar me fishkëllime, e dinim se mund të kualifikoheshim - NACIONALE

Dembele: Jam mësuar me fishkëllime, e dinim se mund të kualifikoheshim

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i PSG-së Ousmane Dembele thotë se është mësuar nga fishkëllimat, ndërsa ka pritur që PSG të kualifikohet në gjysmëfinale.

PSG iu hakmorr Barcelonës me një rikthim mahnitës 1:4, ku Dembele shkëlqeu me gol si dhe fitoi penallti.

Pas ndeshjes, Dembele ka zbuluar se e tëra skuadra ishte optimiste që nga fillimi i ndeshjes.

“Të gjithë besuam edhe pse e humbëm ndeshjen e parë. Nuk u dorëzuam, e dinim që do të shënonim gola këtu. Punuam teknikisht, taktikat e trajnerit ishin perfekte”.

“Edhe kur pranuam golin e parë nuk u dorëzuam. Punë e shkëlqyer nga tërë skuadra. Vazhduam të besonim, çfarëdo që ndodhi ne duhet të fitonim. Të gjithë ishin fantastik”.

Francezi u fishkëllye gjatë tërë ndeshjes nga tifozët katalunas, por theksoi se është mësuar dhe ka pritur diçka të tillë.

“E mora mjaftë mirë, kisha pas eksperiencë këtu që të fishkëllesha. Nuk ndikon në paraqitjet e mia, nuk e ndryshoj lojën shkaku i fishkëllimeve. Dhashë gjithçka, jam i lumtur me paraqitjen time”.

“Dortmundi në gjysmëfinale? Do të jetë një shans i mirë. Duhet të rishërohemi, luajmë të dielën ndaj Lyonit dhe pastaj do të mendojmë për gjysmëfinalen”.

Lajme të ngjashme