Xhudisti Akil Gjakova dorëzohet në Polici - NACIONALE

Xhudisti Akil Gjakova dorëzohet në Polici

2 javë më parë

nga NACIONALE

Buime të Nacionales kanë bërë të ditur se xhudisti kosovar Akil Gjakova është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës mbrëmjen e së martës pasi ishte shpallur në kërkim. Gjakova dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Të shtunën e 13 prillit Prokuroria ka kërkuar arrestimin e sportistit Akil Gjakova.

“Prokurori i shetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës se dëmtuar se ka element te veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e te dyshuarit dhe marrjën e masave ligjore ndaj tij”, ka thënë për Nacionalen Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë.

Policia gjatë ditës e shpalli në kërkim

Policia e Kosovës gjatë ditës kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar sportistin e njohur Akil Gjakova, i cili dyshohet për dhunë në familje.

Kërkesën e ka lëshuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Në njoftimin e policisë thuhet i njëjti dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: • AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Dhunё nё familje””, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Besojmë në pafajësinë e Akilit”, reagim befasues i Federatës së Xhudos – e mbron xhudistin

Federata e Xhudos së Kosovës ka mbrojtur xhudistin Akil Gjakova, që është në kërkim të policisë mbi akuzat për “Dhunë në familje”.

Gruaja e ka denoncuar xhudistin për dhunë në familje, e deri më tani Gjakova ndodhet në arrati pasi s’është dorëzuar në Polici.

Federata e Xhudos më në fund ka reaguar për këtë situatë, duke e mbrojtur Gjakovën dhe njoftuar se sapo ky i fundit do të rikthehet në Kosovë, do të dorëzohet në Polici.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë." - thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme