Bideni e nënshkruan ligjin për armët: “Në dashtë Zoti, do të shpëtohen shumë jetë” - NACIONALE

Bideni e nënshkruan ligjin për armët: “Në dashtë Zoti, do të shpëtohen shumë jetë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nënshkruar ligjin për sigurinë e përdorimit të armëve, duke shënuar hap të konsiderueshëm në njërën nga çështjet më përçarëse në Uashington.

“Në dashtë Zoti, ky ligj do të shpëtohen shumë jetë”, tha presidenti amerikan pas nënshkrimit të këtij ligji.

Legjislacioni u miratua pas vargut të sulmeve masive që e tronditën rishtazi ShBA-në, sidomos sulmi në shkollën fillore në Teksas dhe sulmi në Buffalo të Nju Jorkut.

Para se të nënshkruhej nga presidenti, legjislacioni u miratua të premten në Dhomën e Përfaqësuesve me 234 vota për e 193 kundër, ndërsa të enjten u miratua edhe nga Senati.

Lajme të ngjashme