Sheffield United skuadra e parë që bie nga Premierliga - NACIONALE

Sheffield United skuadra e parë që bie nga Premierliga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sheffield United është skuadra e parë e konfirmuar që matematikisht ka rënë nga Premierliga. Kjo u bë e ditur pas humbjes së thellë ndaj Newcastle Unitedi 5:1.

Skuadra e Chris Wilder do të luajë Championship sezonin e ardhshëm pasi sot (e shtunë) u konfirmua rrëzimi i tyre nga Premierliga. 'Blades' kaluan në epërsi kundër Newcastle, por humbën 5:1 nga Magpies në St James' Park. Është një fitore rekord për skuadrën e Eddie Howe që tani ka shënuar 13 gola kundër Blades këtë sezon. Totali është numri më i madh që një ekip ka shënuar kundër një tjetri në një sezon të vetëm në historinë e elitës angleze.

Mbetet për t'u parë se kush do t'i bashkohet Sheffield United në Championship, me Burnley, Luton dhe Nottingham Forest të gjitha duke luftuar për të shmangur rënien. Ndërkohë, Leicester City ka konfirmuar tashmë vendin e tyre në Premierligë për sezonin e ardhshëm pasi ata rikthehen pas vetëm një sezoni që kaluan në rangun e dytë të garave.

Vetëm Swindon Town (100 në 1993-94) ka pranuar ndonjëherë më shumë gola në një sezon të vetëm në Premierligës sesa Sheffield United këtë sezon.

Blades do të luajnë vetëm për krenari në javët e fundit të sezonit. Skuadra e Wilder përfundon sezonin e tyre në krye me ndeshjet kundër Nottingham Forest, Everton dhe Tottenham.

Lajme të ngjashme