5 ish-policët amerikanë të akuzuar për vrasjen e Tire Nichols nuk e pranojnë fajësinë - NACIONALE

5 ish-policët amerikanë të akuzuar për vrasjen e Tire Nichols nuk e pranojnë fajësinë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pesë ish-oficerë të Departamentit të Policisë së Memphisit janë deklaruar të pafajshëm në gjykimin e tyre për akuzat penale lidhur me vdekjen në Tire Nichols në muajin janar, i cili humbi jetën pas vrasjes brutale nga policia.

Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Justin Smith, Emmitt Martin III dhe Desmond Mills Jr. secili përballen me akuza për vrasje të shkallës së dytë, sulm të rëndë, rrëmbim të rëndë, sjellje të pahijshme zyrtare dhe shtypje zyrtare.

Është bërë e ditur se avokatët e tyre janë deklaruar të pafajshëm në emër të tyre, megjithatë ish-oficerët do të kthehen në gjykatë më 1 maj.

Vrasja e shkallës së dytë në Tenesi, e dokumentuar edhe me video, konsiderohet një krim i klasit A që dënohet nga 15 deri në 60 vjet burg.

Çfarë dimë për nëpunësit publikë të përfshirë në vdekjen e Tire Nichols

Prokurori i Qarkut Shelby, Steve Mulroy, ka thënë për CNN se një sfidë për prokurorët do të ishte të vërtetonin se të pandehurit e vranë me vetëdije Nichols - që sipas ligjit të shtetit do të thotë "ata vepruan në atë mënyrë që ata ishin mjaft të sigurt se veprimet e tyre mund të shkaktonin vdekje".

Nichols, një burrë me ngjyrë 29-vjeçar, ishte goditur vazhdimisht me grushta dhe shkelma nga oficerët e akuzuar pas një ndalimi trafiku dhe ndjekjes së shkurtër në këmbë më 7 janar. Nichols më pas ishte shtruar në spital pas rrahjes dhe vdiq tre ditë më vonë.

Lajme të ngjashme