Publikohen pamje të rënda të rrahjes së të ndjerit Nichols nga policia amerikane - NACIONALE

Publikohen pamje të rënda të rrahjes së të ndjerit Nichols nga policia amerikane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet amerikane e kanë publikuar videon e arrestimit dhe rrahjes së një burri me ngjyrë – i cili ka vdekur pas ditë pas rrahjes - nga disa policë në Memphis të ShBA-së, të cilët tashmë akuzohen për vrasje. Në video, policët shihen duke e goditur burrin me grushte e shqelma.

Në pamje nuk duket që 29-vjeçari Tyre Nichols po bënte rezistencë. Rasti ka ndodhur me 7 janar. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ndien dhimbje të thellë nga këto pamje, raporton televizioni BBC.

Avokatët e familjes së burrit tashmë të vdekur e krahasuan sulmin e policëve me rrahjen famëkeqe të vitit 1991 nga policët ndaj banorit të Los Angelesit atëherë, Rodney King.

Policia fillimisht kishte thënë se Nichols-i ishte ndalur nën dyshimin për vozitje të pakujdesshme, gjë që nuk është dëshmuar. Ai vdiq në spital tri ditë pas rrahjes, më 10 janar.

Departamenti i Policisë në Memphis të premten publikoi gjithsej katër video të këtij rasti dhe të dhunës së ushtruar. Transmetimi është gjithsej mbi një orë i gjatë.

Në videon e parë, Nichols-i shihet duke u nxjerrë nga vetura nga policët, të cilët i bërtasin për t’u shtrirë në tokë.

“Nuk bëra asgjë”- dëgjohet duke thënë i ndaluara. Policët kërkojnë nga ai që të shtrihet në tokë.

- dëgjohet duke thënë një polic, ndërsa një tjetër thotë: “Përdore shokun elektrik!”

“Ju djem vërtet po bëni shumë tash. Vetëm po mundohem që të shkoj në shtëpi”- thotë Nichols-i.

Brenda sekondave, njëri nga policët e sulmon me shok elektrik të ndaluarin. Nichols-i kërcen dhe arrin që t’u ikë policëve.

Në një video tjetër, nga kamera e vendosur në një shtyllë, policët shihen duke e sulmuar të ndaluarin me grushte e me një shkop.

Paralajmërim: Videoja e mëposhtme përmban pamje dhune. Personat e ndjeshën dhe fëmijët nuk këshillohen për ta shikuar.

Ata e tërheqin zvarrë të ndaluarin nëpër tokë dhe e mbështetin për një veture. Më shumë se 20 minuta nevojiten që të arrijë një autoambulancë.

Në videon e tretë dhe në të katërtën, policët shihen duke e rrahur të arrestuarin dhe duke e sulmuar me sprej. Ai dëgjohet duke bërtitur disa herë: “Nënë!”

Në pamje dëgjohet edhe biseda e policëve, ku ata pretendojnë se i dyshuari u është vërtitur ose është munduar që t’ua marrë armët, por asnjëri pretendim nuk është i qartë në videot e publikuara.

Pesë policët e përfshirë në këtë rast u shkarkuan nga detyra javën e kaluar. Ata u dërguan në ndalim të enjten dhe secili prej tyre ballafaqohet me akuzat për vrasje të shkallës së dytë, sulm të rëndë, rrëmbim të rëndë, shkelje të sjelljes zyrtare dhe shtypje zyrtare.

Katër prej tyre u liruan me kusht të premten në mëngjes, sipas të dhënave të burgut. Avokatët e dy policëve kanë thënë se klientët e tyre do të deklarohen të pafajshëm.

Lajme të ngjashme