46 të vdekur, rreth 700 të plagosur, rrëshqitje të shumta dheu - Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë - NACIONALE

46 të vdekur, rreth 700 të plagosur, rrëshqitje të shumta dheu - Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet ka tronditur ishullin kryesor të Indonezisë, Javan, duke i vrarë të paktën 46 njerëz, duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa.

Sipas Qendrës amerikane për matjen e tërmeteve, magnituda e këtij tërmeti ishte 5.6 shkallë.

“Janë 46 njerëz të vdekur në spitalin rajonal të Cianjurit, dhe rreth 700 të plagosur. Shumë janë lënduar për shkak se u goditën nga ndërtesat që u shembën,” – tha shefi i agjencisë së katastrofave kombëtare.

Shumë rrëshiqtje të dheut janë raportuar rreth Cianjurit, po ashtu.

Dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar, përfshirë edhe një shkollë islamike, një spital dhe të tjera objekte publike, tha agjencia.

Informacionet ende po mblidhen rreth numrit të viktimave dhe dëmeve.

Tërmeti u ndje fort edhe në zonën e Xhakartës.

“Tërmeti u ndje tepër fort. Kolegët dhe unë vendosëm të dilnim jashtë zyrave në katin e nëntë duke përdorur shkallët e emergjencës,” – tha Vidi Primadhania, punonjëse në Xhakartën e Jugut.

Shteti i më shumë se 270 milionë banorëve goditet vazhdimisht nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit për shkak të lokacionit të tij në “unazën e zjarrit”.

Në muajin shkurt, një tërmet i magnitudës 6.2 shkallë i vrau të paktën 25 njerëz dhe i plagosu më shumë se 460 të tjerë në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në muajin janar 2021, një tërmet tjetër i po të njëjtës magnitudë, vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi gati 6500 të tjerë në provincën e Sulawesit Perëndimor.

Një tërmet i fuqishëm në oqeanin indian dhe cunami në vitin 2004 vrau gati 230 mijë njerëz në dhjetëra shtete, shumica prej të cilëve në Indonezi.

Lajme të ngjashme