133 viktima, sulmuesit tentuan të ikin me Renault: Çka duhet të dini deri tani rreth zhvillimeve në Moskë? - NACIONALE

133 viktima, sulmuesit tentuan të ikin me Renault: Çka duhet të dini deri tani rreth zhvillimeve në Moskë?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë, ka shkuar në 133. Mes tyre, janë identifikuar 41 persona derisa mbi 100 të tjerë, janë duke u trajtuar në spitale. Kështu raporton agjencia e lajmeve ‘Tass’, që e citon The Guardian. Nacionale, ju sjellë më poshtë një përmbledhje të asaj se çka duhet të dini – shkurt – rreth zhvillimeve të sotme për këtë ngjarje.

As presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e as ndonjë prej qeveritarëve rusë, nuk ka folur lidhue me përgjegjësinë që ISIS e mori për sulmin vdekjeprurës në një sallë koncerti në Moskë, mbrëmjen e së premtës.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet për vizitë në Lindjen e Mesme, ka lëshuar një deklaratë ku thotë se ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënojnë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe qëndrojnë me popullin rus në këtë humbje të madhe’. Ai e ka përshkruar sulmin si ‘një krim i tmerrshëm’.

Katër të dyshuarit që hapën zjarr në sallën e koncertit në Moskë, janë arrestuar dhe të gjithë ‘janë qytetarë të huaj’, ka thënë ministria e brendshme ruse.

Inteligjenca amerikane, në fillim të muajit, në bazë të informacioneve që ka mbledhur, ka paralajmëruar se një celulë e Shtetit Islamik (ISIS), me bazë në Afganistan, po përgatitej për një sulm terrorist në Rusi.

Avokati rus, Alexander Khinshtein, ka thënë se ‘sulmuesit dyshohet se pas zjarrit që përhapën në sallën e koncertit, u larguan me një Renault dhe u lokalizuan nga policia në rajonin Bryansk, rreth 340 kilometra në jugperëndim të Moskës.

NY Times: Sulmi vdekjeprurës në Moskë, zbeh premtimin e Putinit për sigurinë e rusëve

Gazeta New York Times, nëpërmjet një analize, që e titullin si më lart, shkruan se ‘tragjedia që ndodhi në Moskë është një shpërthim për aurën e vetëbesimit për liderin rus që ndodhi vetëm pak ditë pas fitores së tij në zgjedhje.

“Më pak se një javë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, mori mandatin e pesë si president, në një prej fitoreve më të mëdha ndonjëherë, nën përshtypjen se kombi që ai udhëheq është nën kontroll”, shkruan në këtë analizë NY Times.

Pak ditë më vonë, ndodhë një kthesë e madhe: Aparati i tij i sigurimit, dështoi në parandalimin e sulmit më vdekjeprurës terrorist në 20 vitet e fundit, shkruan tutje NY Times.

“Zgjedhjet demonstruan një fitore që i jepte vetëbesim (Putinit). Fatkeqësisht, përballë kësaj fitore, ndodhi ky demonstrim çnjerëzor”, thotë Aleksandr Kynev, politikan dhe shkencëtar rus, nëpërmjet një interviste me telefon për NY Times.

Lajme të ngjashme