Kosova vazhdon pa institucione të reja: Haxhiut nuk i ngutet të thërrasë seancën për krijimin e Kuvendit, thotë në gusht - NACIONALE

Kosova vazhdon pa institucione të reja: Haxhiut nuk i ngutet të thërrasë seancën për krijimin e Kuvendit, thotë në gusht

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kosova vazhdon të mos ketë instuticione të reja dhe as Kuvend të Konstitoum edhe pse Zgjedhjet Parlamentare janë certifikuar nga KQZ.

Certifikimi i rezultateve është bërë më 8 korrik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit tashmë ka filluar të konsumohet.

Edhe pse deri më 7 gusht, deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit, subjekteve politike, në këtë rast akterëve të Lëvizjës Vetvendosje, që edhe e ushtrojnë të drejtën për thirrje të seancës nuk po e bëjnë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nuk e ka marrë me nxitim thirrje ne seancës konstituive, biles ajo tha se kjo do të ndodh vetëm në fillim të gushtit. Ndonëse Kosova vazhdon të paguaj “çmimin”, duke mos pasur instuticone të reja dhe as legjilativ.

“Afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë. Dhe kjo është e rëndësishme edhe për deputetët që në seancën konstituive të jenë të gjithë, 120 deputetët, ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Haxhiu.

Ndërsa ky arsyetim i Haxhiut, është kritikuar nga Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, i cili ka thënë se mosthirrja e seancës konstituive të Kuvendit dhe arsyetimi i presidentes në detyrë se partive politike u duhet më shumë kohë është qesharak.

Kryeziu tha se subjektet politike kanë pasur kohë të mjaftueshme për të negociuar dhe se mund ta bëjnë këtë edhe pas konstituimit të Kuvendit.

Ai gjithashtu ka kritikuar subjektet politike opozitare, duke thënë se asnjëra prej tyre nuk ka bërë kërkesë publike apo veprim konkret për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit.

Ndryshe, votimet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.

Duhet theksuar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka fituar 53 mandate. Partitë ish-opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë ulëse.

Lajme të ngjashme