Vrasja në Ferizaj, familja Januzi shpreh keqardhje – Buta anulon koncertet
Të premten e 27 Majit, qytetit i Ferizajt u tronditë nga një vrasje tjetër e orëve të mbrëmjes.
Këtu e pësoi Gazmend Hyseni, i riu 30-vjeçar, që humbi jetën nga plagët e marra, nga arma me të cilën gjuajti Qëndrim Januzi, që gjithashtu mbeti i plagosur.
Qëndrimi, është vëllai i këngëtarit Buta. Nacionale pat raportuar ekskluzivisht për këtë vrasje nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë, dëshmitarë të ndryshëm e zyrtarë ishin prononcuar për gazetën, duke shpalosur elemente të rëndësishme rreth ngjarjes në fjalë.
Reagim i Butës
Tani, kur kanë kaluar thuajse 48 ditë, ka qenë vet këngëtari, njëherit vëllai i të dyshuarit kryesor, që përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, në emër të familjes shprehu ngushëllime rreth ngjarjes.
Përveç kësaj, ai konfirmoi se do t’i anulojë të gjitha koncertet deri në një vendim të ri, pra praktikisht do të tërhiqet nga muzika, deri në një vendim të ri.
“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendosur t’i anulojmë të gjitha datat, deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu, e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”, shkroi Buta.
Por, të rikthehemi prapa dhe të kujtojmë më shumë rreth këtij rasti
Gjithçka duket se nisi nga një miqësi, pastaj me ofendime në rrjete sociale, rrahje e therrje, e deri në vrasjen e Gazmendit, i njohur gjithashtu me nofkën “Strella”.
Deri vonë, Qëndrim Januzi me nofkën “Rifa”, vëllau i Butës, ishte në burg.
Me të dalë, ai u përfshi në tjera veprimtari kriminale.
Nacionale pat mësuar se gjithçka kishte nisur si pasojë e disa konflikteve mes reperëve.
Vrasja që u krye rreth orës 01:00 të mëngjesit të 27 Majit, dyshohet se u parapri ka një rrahje pak orë më parë.
Gazeta Nacionale kishte siguruar edhe pamjet nga momenti i vrasjes.
Dëshmitarët i kishin thënë Nacionales, se gjithçka nisi nga kjo therrje.
Pas një koncerti që kishte reperi Buta në Ferizaj, ai i shoqëruar nga vëllau i tij Qëndrim Januzi.
Megjithatë, vëllau i Butës u largua për ta kryer vrasjen.
“Ka ndodh therrja e Rifës edhe pas koncertit që e ka pasë Buta mbramë, Strella i paska pritë te banesa. Rifa (Qëndrim Januzi) i ka thanë Butës shko ti n’banesë unë veç po e parkoj kerrin edhe ka dalë tani me Strellën (Gazmend Hysenin) u taku edhe ka ndodh vrasja”, tregonte atëbotë një dëshmitar për Nacionalen.
Kujtojmë gjithashtu faktin se të përfshirët në këtë rast, pra i dyshuari dhe viktima, deri vonë kishin qenë edhe miq.
