Vazhdon beteja për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit: Lënda përsëri në Gjykatën Kushtetuese
Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit u cilësua më e rëndësishme se ajo e Kryeministrit. Ky “konkluzion”, erdhi nga vet i pari i Qeverisë Albin Kurti. Edhe beteja për ta marrë primatin e organit të akuzës, po del të jetë më e fortë e më e gjatë, se ajo e kryeministrit. Ishte prilli i vitit 2022, kur Këshilli Prokurorial e propozoi Blerim Isufajn për këtë pozitë. Me këtë vendim nuk u pajtuan të gjithë kundër-kandidatët, e Presidentja s’ja dha “aminin” Isufajt. Kur ishte paralajmëruar prilli i këtij viti si muaji deciziv për përfundimin e këtij procesi, një muaj më vonë, pra në maj beteja s’ka mbaruar. Tash ajo është bartur në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatë kjo që ju rrallë herë ka dhënë epilog, për “ngërrçe” të tilla juridike.
Gjykata Kushtetuese kishte hedhur poshtë ankesat e kandidatëve Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti lidhur me procesin në KPK, në korrik të vitit të kaluar.
Pas kësaj, Fazliu kishte zvhilluar betejen e tij juridike në gjykata të rregullta. E për aktgjykimet e këtyre dyjave, Fazliu i është rikthyer prapë Gjykatës Kushtetuese.
Shqipdon Fazliu ka dorëzuar në kushtetuese kërkesën e tij, për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimeve të Apelit e Supremes. Për Nacionalen, këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Flakron Sylejmani.
“Ju konfirmoj se brenda afatit të paraparë kemi paraqitur kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, nr.114/2022, aktvendimit të Gjykatës së Apelit aa.nr.650/2022 dhe Aktvendimit të Gjykatës Themelore ne Prishtinë a.nr.1875/22. Me këto Aktgjykime dhe Aktvendime të Gjykatave të rregullat i janë cenuar të drejtat kushtetuese z. Shqipdon Fazliu, përkatësisht e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet juridik etj.” – ka thënë Sylejmani.
“Konsiderojmë se gjykata e rregullta kanë bërë shkelje të dispozitave të procedurës, edhe atë duke zbatuar gabimisht nenin 27, paragrafi 1 të ligjit për konfliktin administrativ që përcakton se “padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës”. Në fakt ne kemi vlerësuar se në ketë rast është dashur të gjej zbatim neni 28, paragrafi 2 i këtij ligji, i cili përcakton se “Nëse padia nuk i është dorëzuar gjykatës, por organit tjetër jo kompetent, ndërsa i arrin gjykatës pas skadimit të afatit për paraqitjen e padisë, do të konsiderohet se është paraqitur me kohë, nëse paraqitja e saj në këtë organ ka qenë si pasojë e mos dijës apo e gabimit të hapur të paraqitësit”. – ka sqaruar kërkesën e tij Sylejmani.
Tutje ai është shprehur se ky gabim sipas tij, nuk ka rrjedhur nga mosdija por nga praktika e gabuar të cilën shpreson se Kushtetuesja do ta përmirësoj.
“Kjo normë është në përputhje me garantimin e të drejtave kushtetuese dhe të drejtave të përcaktuara në konventat ndërkombëtare, që të mos ndëshkohet/n qytetari/ët për shkak të një gabimi të hapur dhe t’i pamundësohet e drejta e gjykimit – e drejtë dhe drejta kjo themelore e njeriut. Ne vlerësojmë se gabimi i hapur nuk ka rrjedh nga mosdija apo lëshimi i afatit nga ne por nga natyra e konsoliduar e kësaj praktike (precedenti) nga Gjykata Kushtetuese, prandaj konsiderojmë se ka qenë e afatshme dhe e ushtruar brenda afatit ligjore. Andaj, kësaj radhe presim nga Gjykata Kushtetuese që të vendos në favore të kërkesës të parashtruar nga ana jonë.” – ka thënë Avokati i kandidatit Shqipdon Fazliu.
Presidentja pret “shterimin e procedurave”
Gjykata Kushtetuese përmes një letre ka njoftuar Presidenten për kërkesen e kandidatit Fazliu. Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari për media i Presidentes Bekim Kupina. Ai në një përgjigjje për Betimi për Drejtësi, ka thënë se Presidentja është njoftuar ditën e premte për ktë çështje.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre, sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit. Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Kupina.
Kupina është shprehur se Presidentja nuk do të vendos për këtë çështje, deri sa të shterren të gjitha mjetet e procedurat kushtetuese e ligjore, të kundërkandidatëve të Isufajt.
“Presidentja Osmani ka sqaruar në vazhdimësi se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues, duke respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre. Sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja Osmani do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese”, shtoi ai.
Kurti: Blerim Isufaj nuk do të mund të bëhet kryeprokuror
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur ashpër në seancën e sotme të Kuvendit lidhur me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Madje, Kurti në një moment e ka marrë kompetencën e presidentes Osmani, duke thënë se Blerim Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror.
“Unë nuk kam dyshim që prokurorinë e shtetit dhe atë sa më larg aq më shumë ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe jo vete ndaj meje, si kryeminsiter, por ndaj qeverisjen tonë, ndaj pushteti të ri të dal nga 14 shkurti 2021. Kjo lidhet me shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurit Bleirm Isufajt”, tha Kurti, raporton Nacionale.

“Bëhet fjalë për një prokuror, i cili është mirënjohur në skenen tonë publike që rastin e vrasjes seëish shefit të AKP, Dino Hasanajt e ka kategorizoj në vetëvrasje ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish drejtorit të informimit në kryeministri Hamdi Sopa e shndërroi në vrasje. Njëkohësisht bëhet fjala për një prokuror, i cili asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të behet kryeprokuror “, tha Kurti.
“Por, nuk do të mundet (të bëhet kryeprokuror). Sepse këtu ka republikë dhe popull”, tha ai.



