Besim Kelmendi a Blerim Isufaj? Buzhala tregon arsyet se pse Albin Kurti e do të parin e jo të dytin - NACIONALE

Besim Kelmendi a Blerim Isufaj? Buzhala tregon arsyet se pse Albin Kurti e do të parin e jo të dytin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një video të re të publikuar, gazetari Berat Buzhala ka treguar disa arsye se pse, sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pëlqen më shumë personat që kanë punuar në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së regjimit të Millosheviçit.

Ndërsa video nis me një pamje të kryeministrit Kurti duke folur në gjuhën serbe, Buzhala thotë se Albin duket patriot e trim vetëm në kohën kur është i rrethuar me “tuxa, hajna e bashkëpunëtorë të regjimit të Milloshevçit”.

“Ai burgu që Albini e ka mbajtë në Posharevc, ai burgu ku Albini ka pasë në dispozicion edhe kamera, duket sakrificë shumë e madhe gati sublime, gati e përmasave të Reçakut veç nëse Albinit i rri afër Besnik Bislimi, për të cilin ka të dhëna veç pas moshës 40 vjeçare,”- shprehet Buzhala.

Tutje Buzhala thotë se Albini duket “i hjekave, e i mundimeve”, kur shoqërohet me njerëz si Mimoza, Mefi, Dimali, Luan Dalipi, Rroni, Manxhuka e të ngjashëm.

“Para tyne Albini duket i ndershëm e i pakorruptum. Këta e adhurojnë Albinin dhe çdo sekondë të jetës së tij, sepse për ta mundimet e Albinit janë të përafërta me mundimet e Jezu Krishtit.”

Ai tutje shton se, “janë këta tipa që burgun me kamera, e bëjnë me u dok burg i përmsave të burgut ku u kanë Nelson Mendela, a burgu i Demaçit." Por më tej, Buzhala tregon ndryshimin, duke përsëritur se në burgun e Albinit ka pasur kamera nga ku ai ka mundur të flasë.

Ai më tej, duke bërë krahasime thotë se Albini mund të jetë “burrë i hjekave e i mundimeve”, vetëm në krahasim me Armendin, Mimozën, Mefin e të tjera, pasi këta të fundit s’kanë bërë asgjë, “jo se Albini ka bërë diçka”.

“Ai është rrëmby në banesë, si çdo civil tjetër. Kjo është arsye kryesore që ai i ka shpallë luftë çdo zyrtari të shtetit që CV-në e të kaluarën e ka më të pasur se të tijën. Nuk është krim mos me kanë patriot, nuk dënohesh me ligj,”- thotë Buzhala, teksa shton se “krim është me u mundu me falsifiku t'kalumen tane, ose mu rrethu me njerëz që t’bëjnë me u dok ndryshe prej çka je.”

Më tej Buzhala thotë se Kurti është duke i shtyrë përpara ata që kanë qenë në pushtet gjatë kohës së Millosheviçit.

“Nuk isha marrë kurrë me Besim Kelmendin, i cili është, ushtrues detyre i Kryeprokurorit të shtetit. E njoh moti, ka qenë korrekt po krejt e dinë që Besim Kelmendi ka punu edhe gjatë luftës, jo në anën tonë, në anën e serbve,”- thotë Buzhala.

Më tej ndërsa citon një artikull të kallxo.com të vitit 2012, ku përshkruhet e kaluara e Kelmendit, Buzhala thotë se Kelmendi ka qenë bashkëpunëtor professional i pushtetit të Millosheviçit.

“Besimi ka punu bashkëpuntor profesional i pushtetit kriminal të Millosheviçit. Është 100 përqind e sigurtë që ka punu me serbË në kohën kur në anën tjetër, Albin Kurti mban fjalim tendencioz kundër Blerim Isufajt, mundohet me bo horë,”- thotë Buzhala, ndërsa shton se Kurti po e sulmon njeriun që ka luftuar, pra Blerim Isufajn.

“1999 Blerimi e Besimi, njani ka punu me Serbinë tjetri kundër serbisë, në 2023 njeriu më i fuqishëm në vend e sulmon veç këtë që ka luftu. Para Besim Kelmendit, Albini doket Adem Jashar, e para Blerim Isufajt doket i burgosur civil. Nuk është veç ky rast, njejtë kanë bo me Fadil Kodrën,”- thotë ai.

Lajme të ngjashme