Haradinaj komenton foton ku i “cakërroi” gotat e rakisë me Kurtin: Ka pasur opsion edhe ujë - NACIONALE

Haradinaj komenton foton ku i “cakërroi” gotat e rakisë me Kurtin: Ka pasur opsion edhe ujë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar fotografinë me kryeministrit Albin Kurti, ku shiheshin duke “cakërruar” gotat e rakisë”.

Haradinaj citohet të ketë thënë në Pressing se tradita në Dukagjin është që mysafirët të priten me një gotë raki, derisa shtoi se kryeministri shkoi me media.

“Ne nuk kemi pasur media aty. Kryeministri ka ardhur me media. Ne as fotografi nuk i bëjmë dikut. E keni parë ju, shumë pak fotografi dalin prej Gllogjanit, se i respektojmë ata që vijnë, por kryeministri erdhi me media… e tradita në Dukagjin populli e di si është. Te ne para se me ta bo një… ka edhe që s’e pinë rakinë, se janë më fetar, por shumica e familjeve në Dukagjin, për mikpritje e ke një ujë rakie e atëherë një kafe ose shtrohet sofra…”tha ai, raporton Express.

Por, Haradinaj ka deklaruar se kryeministri ka pasur edhe ujë si opsion.

“Ai ka pasur opsion, ka pasur edhe ujë.” – deklaroi kreu i AAK-së.

Në lidhje me këtë, kishte reaguar edhe vetë Kurti duke deklaruar se “do të ishte gabim të mos i cakërronte gotat”.

shefi i Qeverisë së Kosovës theksoi se do të ishte gabim të mos i cakërronte gotat me Haradinajn.

“Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ajo ishte, se unë s’pe di për çfarë dollie tjetër e ka fjalën, nëse e ka për ndonjë tjetër, le të më tregojnë pas emisionit. Ajo ishte në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, pra ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe aty zoti Haradinaj, i cili është edhe pjesëmarrës në atë ballafaqim të ashpër me Serbinë, ai ishte i zoti i shpisë. Pra unë kam mundur të mos shkojë, por mendoj që kish qenë gabim të mos shkojë. Nëse kam shkuar, atëherë është gabim të mos cakërroj gotat. Pra unë besoj që kam vepruar mirë, sepse Epopeja e Dukagjinit është lavdi, jo vetëm e familjes Haradinaj, por e gjithë kombit shqiptar, jo vetëm e Kosovës” deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme