Kurti e vazhdon linçimin e prokurorit Isufaj edhe në Facebook - NACIONALE

Kurti e vazhdon linçimin e prokurorit Isufaj edhe në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fjalimi i dhënë sot nga kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit dukej se ishte i destinuar të përfundonte në Facebook, aty ku e bëjnë namin militantët e tij. Dhe... kjo ndodhi!

Fjalimi linçues ndaj Prokurorit Blerim Isufaj po denoncohet edhe nga shumë akterë të shoqërisë civile që po e interpretojnë si ndërhyrje dhe presion në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Në atë fjalim, kryeministri Kurti thotë fjalë të rënda fyese ndaj Prokurorit Isufaj, duke e akuzuar mes tjerash edhe për keqkategorizimin e vetëvrasjes së Dino Asanajt dhe të vrasjes së Hamdi Sopës.

Ai aty edhe zotohej se ai nuk mund të jetë Kryeprokuror.

Postimi i plotë i Kurtit:

Lajme të ngjashme