Shkaku i protestës nuk erdhi në Kosovë, kryetarja e Speciales: Unë nuk flas për politikë, po punojmë të pavarur - NACIONALE

Shkaku i protestës nuk erdhi në Kosovë, kryetarja e Speciales: Unë nuk flas për politikë, po punojmë të pavarur

1 javë më parë

nga Besian Beha

Vizitën që e kishte planifikuar në Gjilan, e ka anuluar. E takimin, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ektaterina Trendafilova takimin me media e shoqërinë civile e ka mbajtur online. Në këtë diskutim, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës, ka treguar arsyet pse e refuzoi vizitën fizike në Gjilan.

Trëndafilova duke u përgjigjur në pyetjen e Nacionales, u shpreh se ka dashur të shmangë situata të pakëndshme nga protesta që ishte paralajmëruar. Tha se nuk është politikane, andaj nuk ka pranuar të jetë pjesë e diskutimeve politike.

“Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë. Ata kanë të drejtë të protestojnë. Edhe ne kemi të drejtën të mos përfshihemi në çfarëdo diskutimi politik, ne nuk jemi politikanë. Gjyqtarët e një institucioni gjyqësor, dhe gjyqtarët e gjykatës Speciale nuk përfshihen në politikë, nuk diskutojmë ne për politikë. Nuk jemi të gatshëm të hyjmë në diskutime politike. Dhe në mënyrë që të shamgnim zhvillimet e pakëndshme, kemi vendosur që takimi të bëhet online. Nuk ka kurrfarë arsye tjetër”, deklaroi kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ajo nuk pranoi të tregojë nëse ka pasur informacione nga institucionet e sigurisë në Kosovë, rreth protestës që ishte paralajmëruar për sot.

“Sigurisht që është e pakëndshme të mos mbash një takim fizik. Unë erdha këtu për tu takuar me njerëz dhe biseduar. Nuk jam politikane. Është jo e duhur në cfarëdo diskutimi politik, nuk jam politikane, sikur të isha politikane nuk do të isha gjyqtare. Është një institucion i themeluar në bazë të parimeve. Janë pavarësia, paanshmëria dhe ne bëjmë betim për këtë para se të pranohemi për të punuar”, theksoi kryetarja e Gjykatës Speciale në këtë takim online me gazetarë e shoqërinë civile.

Takimi i sotëm me kryetaren e Gjykatës Speciale, u anulua për shkak të një proteste të paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate. Ky subjekt mori përkrahje edhe nga organizatat e dala nga lufta.

Trendafilova flet për proceset, por pa detaje

Kryetarja e Gjykatës Speciale, nuk ka pranuar të ofrojë shumë detaje për proceset që po zhvillohen atje. Trendafilova tha se nuk mund të flas për kërkesën që Salih Mustafa të dënohet me 35 vjet burg. Kjo pasi sipas ligjeve në Kosovë, dënimet për krime lufte nuk mund të jenë më të larta se 20 vjet.

“Në këtë rast, propozimi final i bërë nga përfaqësuesi i Prokurorisë, nuk do të kisha vazhduar më shumë me përgjigjen në këtë pyetje. Gjyqtarët e rastit do të shqyrtojnë të gjitha rrethanat sepciale, individuale, nëse unë do të përgjigjesha në cfarëdo mënyre në këtë pyetje, kjo do të perceptohej si përqim i ndonjë mesazhi nga ana ime. Ju e dini që nga ana e prokurorit, pikëpamja është tjetër”, theksoi Ekaterina Trëndafilova.

E në lidhje me vonesat e nisjes së gjykimit në rastin e Thaçit, kryetarja e Speciales tha se ka shumë materiale, dhe gjyqtari ka trajtuar rastin paanshëm.

“Në rastin Thaçi: mund të them që pikë së pari pyetja e juaj trajton kohëzgjatjen e trajtimit të një rasti. Unë kam detyra të tjera krahas asaj si kryetare. Është e pritshme që në një rast të tillë, që deri në fund të këtij viti dhe më së voni në fillim të vitit të ardhshëm do të fillohet procedura sepse gjyqtarët dhe të gjithë pjesëtarët janë marrë me shqyrtimin e të gjithë dokumenteve të rëndësishme. Gjyqtarët kanë qenë të kujdesshëm. Unë çka po dëshiroj të them, në një mënyrë, mua mu bë me dije se gjyqtarët kërkojnë shumë materiale, shumë prova”, deklaroi kryetarja e Gjykatës Speciale.

Trëndafilova foli sërish për deklaratat se në Kosovë mund të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës. Ajo shtoi se kjo nuk mund të bëhet.

“Pikë së pari ne jemi gjykatë që bazohet në sundimin e ligjit. Në ligj thuhet se gjyqtarët do të emërohen dhe mbikëqyren sipas nenit 62 të Ligjit dhe Kushtetutës. Gjyqtarët emërohen përmes një procesi shumë të rreptë të filtrimit. Para një paneli të pavarur që përbëhet nga tre anëtarë, dy gjyqtarë ndërkombëtarë me reputacion të lartë dhe ekspertizë të madhe, dhe një juristi të njohur. Buxhetimi, mbikëqyrja, vendi rregullohen me Ligjin”, deklaroi më tutje kryetarja e Gjykatës Speciale.

Ajo nuk pranoi të komentojë për miratimin e rezolutës në Shqipëri, kundër raportit të Dick Martyt. Tha se nuk i ka përcjellur zhvillimet në Parlamentin e Shqipërisë.

Megjithatë, ajo theksoi se puna e Gjykatës Speciale është të ofrojë drejtësi

Lajme të ngjashme