Sekuestrohen armë e substanca narkotike, shoqërohen në stacion policor tre persona
Policia e Kosovës raporton se tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë. Janë sekuestruar një armë dhe substanca narkotike.
‘’Sekuestrohet një armë, substanca narkotike, shoqërohen në stacion policor tre persona. Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike"- raporton Policia e Kosovës.
Njërit person i është gjëtur një armë zjarri dhe një sasi e substancave narkotike - kanabis dhe kokainë.
‘’Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll, ndaj tre personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe një sasi kokainë’’- raporton tutje policia.
Hetimi po kryhet nën dyshimin për veprat penale, ‘’posedim i paautorizuar i substancave narkotike’’ e ‘’armëmbajtje pa leje’’.
‘’Ndaj personit të dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje’’- raportohet në vijim.