Verdikti i drejtësisë për rastin “Banjska”: Burgim i përjetshëm për dy terroristët serbë, 30 vite burgim për të tretin
Drejtësia kosovare sot e ka dhënë verdiktin e saj për të akuzuarit në rastin “Banjska”, ku ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe janë plagosur dy policë të tjerë.
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shqiptuar dënimin me burgim të përshitem për Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, kurse Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vite burgim.
Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, ka thënë se të dënuarve Në dënimin e shqiptuar me burgim i llogaritet koha e kalua nën masën e paraburgimi.
“Të akuzuarin Blagoje Spasojeviq e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim i llogaritet koha e kalua nën masën e paraburgimi. Të akuzuarin Vladimir Toliq gjykon me dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim i llogaritet koha e kalua nën masën e paraburgimi. Të akuzuarin Dushan Maksimoviq gjykon me dënim me burgim në kohazgjte prej 30 viteve. Në dënimin e shqiptuar me burgim i llogaritet koha e kalua nën masën e paraburgimi”, ka thënë gjyqtari që e ka lexuar verdiktin.
Tutje, gjyqtari ka thënë të dënuarve ju vazhdohet masa e paraburgimit.
“Të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq me aktvendim të vecantë ju vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Konfiskohen sendet e sekuestruara, respektivisht mjetet që kanë mundësua kryerjen e veprës penale”, ka thënë ai.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë.
Si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.