Pse Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë edhe ligje të tjera për “reformat” e qeverisë Kurti? - NACIONALE

Pse Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë edhe ligje të tjera për “reformat” e qeverisë Kurti?

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Lëvizja Vetëvendosja në kuadër të premtimit të tyre kryesor “drejtësi dhe punë”, ka filluar të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

Për ta jetësuar këtë reformë Qeveria duhet të hartojë ligje. Ato patjetër duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e vendit që është akti më i lartë juridik e politik i vendit.

Gjykata Kushteutese para disa ditëve, e shpalli anti-kushetues Ligjin për Këshillin Prokurorial, me të cilin VV krenohej se po fillon reforma e shumëpritur.

Por, janë edhe disa ligje të tjera të cilat e presin vendimin e kushtetueses, e që potencialisht mund të rrëzohen. Përveç këtyre, disa nga ligjet që kanë kaluar e që nuk janë kontestuar fare në Gjykatë, evidentohen se kanë problem të tilla, sipas Institutit Demokratik të Kosovës.

Për cilat ligje bëhet fjalë?

Instituti i Kosovës për Drejtësi, këtë të hënë ka publikuar Raportin mbi Monitorimine Zbatimit të Programit Legjislativ Për Vitin 2022.

Planifikimi (Jo) Adekuat i Qeverisë, mban emrin ky raport, në të cilin janë evidentuar shkeljet kushtetuese.

“Gjatë vitit 2022, IKD ka gjetur se Qeveria e Republikës së Kosovës në disa raste nuk ka respektuar kushtetutshmërinë në projektligjet e dërguara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, në disa raste, pa u evituar këto të meta, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar projektligje të caktuara të cilat bien ndesh me Kushtetutën.”- thuhet në raport.

Ligji për Byronë

Edhe ky ligj cilësohet si njëri ndër kryesorë në reformën e nisur nga pushteti. LDK e votoi në Kuvend së bashku me Vetëvendosje, por PDK, e cilëson si ligj anti-kushtetues, prandaj duhet të pritet vendimi i kushtetueses pra se të hyjë në fuqi, siç është planifikuar.

IKD, gjen se ky ligj përmbante problematika të shumëta në hartimin e tij. Përveq kësaj IKD, vë në pah se edhe përkundër vërjtjeve se Ligji ka problem serioze me kushtetutshmërinë e vendit, ai u procedua për votim në Kuvend.

“Projektligji përmbante të meta të theksuar kushtetuese, të meta të cilat u evidentuar në raportin e IKD, e më pas u konfirmuan në Opinionin të datës 20 qershor 2022 të Komisionit të Venecias. Përkundër faktit se Komisioni i Venecias gjeti se projektligji nuk është në harmoni me Kushtetutën dhe evidentoi shumë të meta të tjera, MD nuk e tërheku projektligjin për rishqyrtim në Qeveri, me arsyetimin se këto vërejtje do të adresoheshin në Kuvend. Kështu, Kuvendi me 14 korrik 2022 e miratoi këtë projektligj në shqyrtim të parë. Më 19 dhjetor 2022, përmes opinionit pëcjellës, Komisioni i Venecias përsëri gjeti gjashtë çështje të cilat duhet të adresoheshin në projektligj.” – shkruan IKD.

Plotësimi i Ligjit për llogaridhënie të Agjencive të Pavarura

Me sponsorizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe të proceduar për në Kuvendin e Kosovës, ky i fundit në gusht të vitit 2022, miratoi Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Sipas IKD-së edhe ky projektligj përbën shkelje të Kushtetutës.

“IKD e ka analizuar projektligjin e miratuar nga Kuvendi përmes së cilit është shuar Këshilli për Ndihmë Juridike Falas, si organ mbikëqyrës i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Me këtë ligj, ANJF është inkorporuar në Ministrinë e Drejtësisë. Politizimi i ANFJ duke inkorporuar ndërgjyqësit (ANFJ dhe Avokaturën Shtetërore) në Ministrinë e Drejtësisë paraqet shkelje të kushtetutës së Republikës së Kosovës.

IKD më 20 tetor 2022 ka deponuar kërkesë tek Avokati i Popullit për procedim të këtij Ligji në Gjykatën Kushtetuese, por Avokati i Popullit ende nuk ka kthyer përgjigje.”

Tutje, gjetjet e IKD thonë se Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës gjithashtu përbën shkelje kushtetuese.

“Në tërësinë e tij ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cenon dhe e bën të parëndësishem rolin e njëinstitucioni kuazi gjyqësor i cili kujdeset për mbrojtjen e standardeve në fushën e shërbimit civil. Miratimi i një projektligji të tillë, efektivisht i bën pa mbrojtje dhjetëra mijëra shërbyes civilë”. – thuhet në raport.

Madje sipas IKD-së edhe Ndryshimet që u bënë në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale, anipse u panë me qëllim të mirë, për të luftuar sidomos dhunën në familje. Në këtë raport janë gjetur shkelje serioze. Madje sipas raportit, këto Projektligje janë edhe në kundërshtim me interesin e viktimave.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, ka iniciuar në Kuvend Projektligjet për Ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Përkundër qëllimit tejet legjitim për të luftuar këto dukuri serioze kriminale, IKD ka gjetur se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk kanë ndjekur rrugën adekuate për ta bërë këtë. Kjo pasi IKD gjen se të dy këto Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, IKD gjen se këto Projektligje janë në kundërshtim me disa prej parimeve bazë të drejtësisë penale. Në disa raste, IKD ka gjetur se këto dispozita janë në kundërshtim edhe me interesat e viktimave” – thotë raporti.

Ligji për Zyrtarë Publik

Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Zyrtarët Publik, përderisa Kuvendi e miratoi në lexim të dytë me 22 dhjetor 2022.

Ky ligj është esencial në organizimin e administratës së shtetit, por mbetet edhe njëri ndër ligjet më të kritikuara si nga spektri vendor ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshtuan bashkë miratimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë në Kuvendin e Kosovës. Këto dy parti opozitare pothuajse me argumente të njëjta evidentuan të metat e këtij ligji, i cili është kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian.

Edhe sipas IKD-së, ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

“Sipas këtij ligji të gjitha pozitat drejtuese të nivelit të mesëm dhe të lartë nga pozita me mandat të përhershëm kthehen në pozita me mandate të përkohshëm. Kjo zgjidhje ligjore cënon pritjet legjitime të tanimë të punësuarve në pozitat drejtuese të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues dhe si rrjedhë paraqet shkelje të nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”- thuhet aty.

Në raport është përmendur edhe Ligji i Pagave, për të cilin siç merr vesh Nacionale numri i ankesa vet e Avokati i Popullit ka shkuar në mbi 75.

Lajme të ngjashme