PDK-ja e dorëzon në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Zyrtarë Publikë - NACIONALE

PDK-ja e dorëzon në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Zyrtarë Publikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Paralajmërime se këtë ligj do ta dërgojnë në kushtetuese ka pasur tërë kohën nga partitë opozitare.

Sipas PDK-së, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

Kryeministri Kurti, ditën e miratimit të këtij ligji e pati quajtur një ndër momentet më të rëndësishme të demokracisë.

Bashkë me Ligjin për Pagat, Kurti këtë ligj e patë quajtur ndër më të rëndësishmit.

Por, siç duket së pari duhet të kalohet filtri i kushtetutshmërinsë, pikërisht përmes gjykatës që ka për obligim ta shqyrtojnë një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme