Kush e konfiskon pasurinë: Byroja apo Gjykata? Detaje nga ligji
Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë ishte ndër premtimet kryesore të Kurtit e Vetëveneosjes. Me anë të kësaj byroje, Kurti premtonte se do ta sjellë barazinë që sipas tij u prish sepse disa njërëz, sidomos akterë politikë të opozitës u pasuruan pa bazë e në mënyrë të paligjshme.
Por, për ta miratuar këtë ligj në krah i dolën edhe opozitarët e LDK-së. Ligji u votua nga Vetëvendosje e LDK, në anën tjetër PDK-ja e dërgoi në Kushtetuese.
Ligji i shumëpërfolur që në titull e mban fjalën konfiskim, në përmbajtje të tij na tregon se nuk e konfiskon fare pasurinë e pajustifikueshme. Ajo që bën Byroja është t’i propozojë Gjykatës konfiskimin. Gazeta Nacionale ju sjellë detaje nga ligji.
Kompetencat e Byrosë – E verifikon por nuk e konfiskon pasurinë
Byroja nuk e konfsikon pasurinë. Ajo e verifikon dhe nëse ka bazë i propozon Gjykatës ta konfiskoj.
Neni 8 i këtij ligji i cili mban emrin, Kompetencat dhe përgjegjësitë e Byrosë, përcakton qartë se ku mbarojnë komptencat e kësaj zyre. E ato mbarojnë pikërisht te konfiskimi.
“Byroja fillon dhe zhvillon procedurën për verifikimin e pasurisë, për përcaktimin nëse pasuria e personit zyrtar është pasuri e pajustifikueshme, parashtron propozimin për konfiskim të pasurisë në Gjykatë.”
Pra, Bryroja e fillon dhe e zhvillon procedurën për verifikim të pasurisë, pastaj i propozon Gjykatës për konfiskim. Nga kjo del se kompetente për konfiskimin e pasurisë mbetet vetëm Gjykata, anipse në titull të këtij institucioni figuron fjala konfiskim.
Byroja as nuk e “ngrinë” pasurinë
Në fakt, Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, as nuk mund të caktoj masë të përkohshme të sigurimit të pasurisë.
Edhe në këtë fazë, i takon Gjykatës ta marrë këtë vendim. Byroja vetëm mund ta propozoj një gjë të tillë.
“Kurdo përpara ose pas paraqitjes së propozimit për konfiskim, me propozimin e zyrtarit të Byrosë, Gjykata mund të caktojë masën e përkohshme të sigurimit të pasurisë, pa njoftim dhe dëgjim paraprak të palës në procedurë, po qe se Byroja e bënë të besueshëm pretendimin për ekzistimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe se masa e përkohshme është e bazuar në prova të mbledhura në procedurën e verifikimit dhe është urgjente dhe se me veprim ndryshe, pasuria mund të tjetërsohet, asgjësohet apo në çfarëdo forme nuk do të jetë në dispozicion të atij personi.” thuhet në nenin 24 të ligjit të Byrosë.
Poashtu në ligj thuhet se kjo masë e “ngrirjes” së pasurisë mund të zgjasë së paku 90 ditë, e më së shumti 6 muaj, përveç kur rasti është i ndërlidhur me bashkëpunim ndërkombëtar e që periudha mund të shkoj deri në 1 vit.
Ndaj kujt zbatohet ky ligj?
Ky ligj zbatohet ndaj personave zyrtarë dhe palëve të treta, që dyshohet se kanë fituar në mënyrë të pajustifikueshme, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Periudha nga ku mund të kontestohet kjo pasuri, mbanë datën e shpalljes së Pavarësisë, pra 17 shkrut 2008, si dhe një përiudhë prej 10 viteve nga momenti kur zyrtari pushon së ushtruar funksionin e tij.
Pesoni zyrtar llogaritet: “personi i zgjedhur apo i emëruar e i cili për punën, veprimtarinë apo angazhimin e tij ka pranuar ose pranon të hyra në formë të pagës apo çfarëdo lloj kompensimi nga buxheti i Kosovës apo në forma tjera nga institucionet apo ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës. Person zyrtar konsiderohet edhe personi që bartë autorizime publike si dhe personi i emëruar, pavarësisht nëse për punën e tij ka pranuar apo jo kompensim”
Ndërsa palë të treta (e cila është kontestuar shumë nga opozita) llogaritet: “Çdo person fizik apo juridik tek të cilët pasuria e personit zyrtarë është bartur, apo që ka ose mund të ketë interes juridik mbi pasurinë e palëve në procedurë.”
Kujtojmë se Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë, është dërguar në Gjykatë Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës, gjë e cila e nervozoi Kryeministrin Kurti, duke e quajtur këtë akt, si dhe kontestimin e disa ligjeve të tjera, si pengim i Reformës në Drejtësi.
25 mijë euro shpërputhje?
Propozimi për konfiskim të pasurisë nga kjo Byro drejt Gjykatës, bëhet vetëm nëse shpërputhja në mes të hyrave dhe pasurisë e tejkalojnë vlerën prej njëzetepesëmijë euro, nëse shpërputhja vlerësohet më pak se kaq, rasti mbyllet.
“Në rast se nga të dhënat e mbledhura nga procedura e verifikimit, provat dhe dëshmitë e ofruara nga pala në procedurë, zyrtari i Byrosë vëren se arrihet të përmbushet standardi civil i vlerësimit të gjasave dhe se ka shpërputhje në mes të të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej njëzetepesëmijë (25..000) euro, atëherë zyrtari i Byrosë propozon dërgimin e çështjes në Gjykatë për konfiskim. Propozimi i arsyetuar për dërgimin e çështjes në Gjykatë për konfiskim, i dorëzohet Drejtorit të Përgjithshëm, i cili më pas parashtron propozim për konfiskim.” thuhet në ligjin që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Një detaj tjetër në këtë kontekst është se, nëse vlera e pasurisë së listuar është më e lartë se 25 mijë euro, e pala nuk i përgjigjet ftesës së Byrosë, ajo konsiderohet të jetë fituar jashtëligjshëm, dhe Byroja automatikisht i propozon Gjykatës konfiskimin e asaj pasurie.
Kuvendi e zgjedh Drejtorin e Byrosë
Byronë e udhëheq Drejtori i Përgjithshëm, i cili duhet të jetë jurist. Pra, nuk kërkohet ndonjë kualifikim më i lartë. Mjafton një diplomë universitare në fushën e drejtësisë.
Tutje kriteret që duhet t’i plotësoj drejtori kanë të bëjnë me përvojën e punës profesionale, përçka kërkohet 8 vite përvojë, e nga to 5 vite të jenë përvojë menaxheriale.
Mandati i tij zgjat 7 vjet pa të drejt rizgjedhje.
Lista e ngusht për Drejtor e cila dërgohet për votim në Kuvend, nuk mund të ketë më pak së 2 emra, dhe jo më shumë se 5.
Kuvendi i Kosovës e zgjedh Drejtorin me votim të fshehtë, me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm, dhe që votojnë.


