Lëvizja Vetëvendosje: Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë u miratua falë Qeverisë Kurti - NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje: Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë u miratua falë Qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë. Në seancën e sotme, Kuvendi e kishte si pikë dite edhe votimin për Byronë, që ishte bërë temë e diskutimit në disa seanca, ku kishte edhe përplasje.

Në seancë kanë marrë pjesë gjithsej 66 deputet. Siç njoftoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me 66 vota dhe asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar byronë për konfiskimin e pasurisë.

Pas miratimit të këtij projektligji, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në faqen e sajë në Facebook, ku ka thënë se ishin 12 vjet përpjekje për ta jetësuar këtë Byro, e cila u bënë sot realitet me Qeverinë Kurti.

‘’Miratohet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme në Kosovë. Kjo Byro do t’ia kthejë shtetit dhe shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite. 12 vjet përpjekje për ta jetësuar këtë Byro u bënë sot realitet me Qeverinë Kurti.’’- thuhet në reagimin e VV-së në Facebook.

Lajme të ngjashme