Zemaj: Nuk do ta votojmë këdo që propozon VV-ja për kryetar të Kuvendit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka dalë kundër qëndrimit të partisë, që të votohet kushdo që e propozon për kryetar të Kuvendit VV-ja.
Para hyrjes së sallë, ai ka bërë me dije se nuk do ta votojë cilindo kandidat që parti e Kurtit e propozon.
“S’ka pasë ndonjë ndryshim të atij vendimi, ndërsa jo nuk do të votojmë as këdo, as pro zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar Zemaj.