Prokuroria ka mbyllur rastet e iniciuara ndaj Agron Bekës për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “mashtrim” dhe “konflikt të interesit”
Gazeta Nacionale kishte publikuar një shkrim në të cilin ka paraqitur një raport nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, lidhur me kallëzimet penale ndaj Agron Bekës. Ky i fundit profesor në Universitetin e Mitrovicës dhe anëtar i Këshillit Prokurorial.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në këtë raport kishte vërtetuar se profesori Beka i kishte dorëzuar listat e zbrazëta me studentë për lëndën “Taktikë kriminalistike”. Edhe pse nuk ishte asnjë studentë në ligjëratë, ai ishte paguar për këto ligjërata.
Agron Beka ishte “denoncuar” edhe nga “Betimi për drejtësi” edhe për vepra të tjera, mirëpo, Prokuroria Themelore në Ferizaj, përkatësisht prokurori Ismet Rrahmani, më 15 dhjetor 2022, ka nxjerr raport për mbyllje të rastit, me arsyetimin se nuk ka asnjë provë që do vërtetonte dyshimin se i njëjti ka kryer këto vepra
Në anën tjetër, edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht prokurori Zejnulla Gashi, më 31 mars 2023, ka marrë aktvendim për pushim të hetimeve ndaj Agron Bekës dhe Kryesuesit të Këshillit Drejtues në Fakultetin Juridik, Salem Lepajës.

