“Betimi për Drejtësi” e fiton edhe një betejë me anëtarin e KPK-së, Agron Beka - NACIONALE

“Betimi për Drejtësi” e fiton edhe një betejë me anëtarin e KPK-së, Agron Beka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pa themeltë ankesën e Agron Bekës për ta hequr raportin e publikuar në platformën informuese “Betimi për Drejtësi”, dhe ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë, e cila po ashtu kishte refuzuar këtë kërkesë.

“Gjykata e Apelit e pranon vlerësimin juridik të gjykatës së shkallës së parë si të rregullt dhe të ligjshëm, për arsye se aktvendimi i atakuar në ankesë nuk është përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 paragrafi 2, pika (b), (g), (J), (k) dhe (m) të LPK, për të cilat Gjykata e Apelit kujdeset sipas detyrës zyrtare në kuptim të dispozitës së nenit 194 të LPK, e po ashtu nuk është i përfshirë as në shkeljet e tjera të dispozitave të procedurës kontestimore të cilat i ka pretenduar pala ankuese me ankesë”, ka arsyetuar Apeli.

Ky vendim, është marrë nga kolegji i përbërë nga Hidajete Gashi Alaj, kryetare e kolegjit, Arsim Hamzaj dhe Halide Reka.

Tutje, gjykata e shkallës së dytë ka arsyetuar se nuk qëndrojnë pretendimet se aktvendimi i atakuar është përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 paragrafi 2 pika (n) dhe nenit 160.4 të LPK-së.

Lajme të ngjashme